Home / Politika / Maloku: Manipuluesit e votës do të ballafaqohen me forcën e ligjit
maloku-manipuluesit-e-mundsh-euml-m-do-ballafaqohen-me-forc-euml-n-e-ligjit-dhe-shtetit_hd

Maloku: Manipuluesit e votës do të ballafaqohen me forcën e ligjit

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka bërë të gjitha përgatitjet që procesi zgjedhor i së dielës të mos dëmtohet apo pengohet.

Kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku, thotë se “nuk ka dilemë se aty brenda këtyre kutive do jetë vullneti i qytetarit, do jetë vota e tij e lirë.

“Dhe, të mos dyshojnë, le të drejtohen kutive të votimit, le të votojnë dhe të jenë shumë të lirë në vendosjen e votës sipas vullnetit dhe dëshirës së tyre, jashtë çdo mundësie për frikë nga manipulimi dhe cenimi i kësaj lirie në votim. Vota e tyre do jetë votë e shenjtë, votë që tregon testin demokratik në shtetin e ri dhe me standarde të larta demokratike e ndërkombëtare. Votoni, votoni e votoni, ne do jemi gardian i vullnetit dhe dëshirës tuaj për votim të lirë e demokratik”, ka thënë Maloku për rajonipress.

Maloku tha se Prokuroria si asnjëherë më parë do bëjë të pamundshmen që, bashkë edhe me institucione tjera të sigurisë dhe rendit, sidomos me institucionin e policisë, të krijojnë ambient të qetë e të sigurt për votim të lirë.

Maloku tha se të gjithë ata manipulues të mundshëm që tentojnë të bëjnë votim të dyshimtë, të kontestueshëm, do ballafaqohen me forcën e ligjit dhe shtetit, pa asnjë dyshim.

“Ne do të jemi aty me të gjithë qytetarët e Anamoravës që ata të jenë shumë të lirë në vendosjen e votës së tyre sipas vullnetit që ata e mendojnë. Nga ora shtatë (7) e 8 qershorit, në ditën e këtyre zgjedhjeve nacionale, do jemi bashkë me ekipet mobile nga institucioni i policisë, në secilën komunë të këtij regjioni me nga një e dy prokuror në këto ekipe, dhe do vizitojmë të gjitha qendrat e votimit, të jemi afër me gjithë zyrtarët që janë të caktuar për këto votime, me vëzhgues vendor e ndërkombëtarë”, tha Maloku.

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,