Home / Politika / Margarita Kadriu, nuk e përballoi që nuk u bë ministre leshon PDK-në
margaritaPdk2

Margarita Kadriu, nuk e përballoi që nuk u bë ministre leshon PDK-në

Për largimin nga PDK ajo ka njoftuar nëpërmjet Facebookut duke thënë se nuk ka hyrë në këtë parti për ndonjë post. Por, ajo ka rënë kundërshtim me veten pasi ka dhënë dorëheqje nga subjekti i Thaçit, pikërisht në ditën kur janë ndarë postet.

Por mbase në një Qeveri që drejtohet nga Isa Mustafa vështirë të ketë vend për Margarita Kadriun. Pasi nuk ka marrë atë që ka lakmuar- postin ministror- Margarita është larguar nga PDK ku mbante postin e Nënkryetares.

margita_kadriu

Të nderuar qytetarë,

U bënë 6 muaj prej momentit kur unë pranova të hyj në politikë, edhe atë pas ofertave të shumta disa vjeçare të Partisë Demokratike të Kosovës.

Duke shpresuar se angazhimi në një subjekt politik është një mundësi për të kontribuar për luftimin e shumë të këqijave që kanë ndodhur këto 15 vitet e fundit në Kosovë, sikur edhe për dhënien shembull të një qeverisje ndryshe, e jo atë që e kemi parë deri më tani, kur pranohen poste , të cilat pastaj keqpërdorohen në vazhdimësi, periudha 6 mujore e angazhimit tim në PDK më ka dëshmuar dhe krijuar bindjen e plotë se për një NDRYSHIM pozitiv në interes të qytetarëve nuk ekzistojnë as më të voglat mundësi, së paku jo në këtë kohë dhe në këto kushte veprimi. Më 14 maj 2014 e kam theksuar se në politikë nuk po hyj për të marrë një karrige dhe për të sistemuar veten në një post, por për të kontribuar në të mirën e qytetarëve, andaj duke i parë gjërat për se afërmi gjatë kësaj periudhe 6 mujore, u binda se nuk ka asnjë mundësi për të ndryshuar gjërat për të mire.

Nga sot nuk jam dhe nuk do të jem pjesë përbërëse e Partisë Demokratike të Kosovës

Ju siguroj se do të angazhohem dhe do të luftoj për interesa të të gjithë qytetarëve pa dallim, duke u bërë zë i pavarur dhe i paanshëm i qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me respekt,

Margarita Kadriu

Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 08.12.2014

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,