Home / Vip / Martin Shkreli nxjerr në shitje kopjen e vetme të albumit të rep grupit “Wu-Tang Clan”, për një milion dollarë (Foto)
1-282-780x439

Martin Shkreli nxjerr në shitje kopjen e vetme të albumit të rep grupit “Wu-Tang Clan”, për një milion dollarë (Foto)

Drejtori i kompanisë farmaceutike, shqiptari Martin Shkreli i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara, pretendon se posedon kopjen e vetme të albumit të rep grupit amerikan Wu-Tang Clan – Once Upon A Time in Shaolin.

Ai e ka nxjerrë në shitje CD-në në e-Bay për një milion dollarë, ndërsa gjysmën e parave nga shitja e këtij albumi unik i cili është prodhuar në vetëm një kopje, do t’i dhuroj për hulumtime medicinale, transmeton

Shkreli thotë se nuk e ka dëgjuar edhe aq me vëmendje albumin që e posedon, por blerësit potencial i garanton që ekziston vetëm kjo kopje.

Brenda kopertinës unike ekzistojnë dy CD (double CD) të rep grupit të famshëm Wu-Tang Clan./RadioRINIA

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,