Home / Sport / Matthaus mohon kategorikisht se do ta drejtojë Kosovën

Matthaus mohon kategorikisht se do ta drejtojë Kosovën

Legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus, ka hedhur poshtë pohimet e kreut të FFK-së, Fadil Vokrri, se do ta drejtojë përfaqësuesen e Kosovës.

Vokrri dhe Matthaus janë parë bashkë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve FIFA Best Awards në Londër.

Dhe, kjo ka nxitur një sërë spekulimesh se Matthaus mund ta drejtojë përfaqësuesen e Kosovës. Për këtë raportuan edhe mediat e Serbisë, gjë që bëri që lajmi të marrë jehonë ndërkombëtare.

Sidoqoftë, tash është vet legjendari i Bayernit dhe Interit ai që ka mohuar një gjë të tillë.

“E mohoj kategorikisht se do ta marr drejtimin e Kosovës. Nuk ka gjasa”, deklaroi Matthaus për B92.

Lidhjet e Matthaus me Serbinë janë të njohura dhe të forta. Ai ka drejtuar skuadrën e Partizanit të Beogradit, skuadër të cilën edhe e kualifikoi në Ligën e Kampionëve.

Vokrri konfirmoi interesimin për Matthaus, por duket se ai vet nuk ka interesim për ta drejtuar përfaqësuesen e Kosovës.

Kujtojmë se Albert Bunjaku i dha fund aventurës së tij në krye të përfaqësueses së Kosovës pasi përfaqësuesja nuk arriti të sigurojë asnjë fitore në kampanjën kualifikuese për Botërorin, Rusia 2019./RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,