Home / Kultura / U mbajtë Festivali “Mollëkuqet”, performunë 32 garues
arta-2

U mbajtë Festivali “Mollëkuqet”, performunë 32 garues

Për të katërtin vit me radhë, në ambientet e bukura të kompleksit “Vali Ranch”, u mbajt Festivali “Mollëkuqet”, ku ishin prezentë mysafirë të shumtë, të ftuar nga sfera të ndryshme të jetës dhe shumë pjesëmarrës tjerë.

Ky festival ishte përgatitur në mënyrë të shkëlqyeshme dhe udhëhequr nga drejtoresha e festivalit Arta Haziri-Nuhiu e cila tha se në festivalin “Mollëkuqet” me zërat e tyre të bukur kënduan 38 fëmijë të moshave të ndryshme e ku këngët kishin një larmi të ndryshme tematike duke i kënduar natyrës së bukur, atdheut, shkollës, nënës dhe tematikave te tjera që kanë të bëjnë me botën e fëmijëve dhe dëshirat e tyre.

“Zëri i ëmbël i tyre ishte shpesh herë emocionues për pjesëmarrësit për prindërit e tyre, për moshatarët e fëmijëve dhe për vetë ata që e kanë përgatitur këtë festival”, ka thënë ajo.

Për më tepër ja fjalimi i plotë i Drejtoreshë së Festivalit:

Të nderuar fëmijë, prindër, mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare, personalitete nga sfera të artit e kulturës, miq nga politika, ndihem e nderuar dhe e emocionuar njëkohësisht që sot para jush nga ky ambient i bukur i Valit Ranch të bëjë hapjen e Edicionit të katërt të Festivalit të Këngës për fëmijë “ Mollëkuqet”.

Ndihem e lumtur që prindërit e kuptojnë dëshirën dhe talentin e fëmijëve duke i mbështetur në vazhdimësi që në festivale të shumta i shoqërojnë kudo dhe duke u kënaqur me sukseset e tyre.

Unë si drejtoreshë e festivalit dhe e grupit të ‘Mollëkuqeve” jam familjarizuar me këta fëmijë, përveç këngës zhvillojmë edhe tema të lira, dëgjojmë edhe dëshirat që kanë dhe mahnitem me imagjinatën e tyre, janë fëmijë me pretendime që në një të ardhme të afërt do krenohemi me sukseset e tyre.

Sot para jush do të përformojnë garues nga gjitha trojet shqiptare, fëmijë të moshave të ndryshme, këngë me tematika të larmishme duke kënduar me emocione për nënën, atdheut, shkollën e tema tjera.

Gjithashtu kemi këtu jurinë profesionale në përbërje të: Faton Isufit- Kryetar i jurisë Kantautor e muzicient, Floriana Boqaj– profesoreshë e muzikës, Anduena Tahiri – muziciente, Albina Barrmab – koreografe, Izeir Hyda profesor I gjuhës shqipe, Nazim Gagica – solist, professor, Toni Aliksofci- Drejtor I Festivalit Ndërkombëtar “Tra-la-la” në Mansatir, Nehat Ferati – solist, Ilir Latifi – Drejtor I Festivalit ‘Fluturat’ në Kumanovë, Vlorian Hasani – kompozitor.

Të nderuar të pranishëm ky festival nuk do të mund të realizohej pa ndihmën e sponsorëve tanë të cilët janë: Drejtoria e Kulturës- Gjilan, sponsori gjeneral Vali Ranch me pronar Fehmi Fetahun, faleminderit për ambientin e bukur që na ke krijuar, Gorenje, OVS, Proneg- Fabrika e Betonit, Ëmbëltorja Kimi, Queen Fashion, Afro-com, Foto Dea, si dhe sponsor medial RTV-21.

Të dashur fëmijë e prindër, unë bashkë me ju jemi më të lumturit për këtë Festival mbarëkombëtar të Këngëve për fëmijë të ‘Mollëkuqeve’ unë bashkë me ju nuk do të ndalemi asnjëherë për të nxjerr talent të rinj e të reja jo vetëm në trojet shqiptare por zërin dhe talentin e tyre do ta përçojmë edhe në ambiente evropiane.

Me punë dhe me zërin e tyre të ëmbël këta fëmijë do të ngjiten në majat më të larta të suksesit. Unë do të ju qëndroj gjithmonë mbrapa sepse tashmë jam lidhur emocionalisht e shpirtërisht me ju.

“Në këtë garë ishte një konkurrencë shumë e madhe ku ishte vështirë dallimi mes garuesve. Pjesëmarrësit u shpërblyen me shpërblime nga sponsorët, ku prej tyre 10 shpërblime erdhën nga Ëmbëltorja “Kimi” dhe 8 shpërblime nga “Gorenje”.

Çmimet për pjesëmarrësit janë si në vijim:
Vendi I – Ana Kodra,
Çmimi special me çelës – Finesa Sadiku,
Vendi II – Rejda Isufi,
Vendi II – Lior Hajdari,
Vendi II – Erta Qerimi,
Vendi III – Ilda Nuhiu,
Vendi III – Elton Tolaj,
Vendi III – Joni Abazi,
Interpretimi më i mirë – Lina Demiri,

Çmime të tjera me të cilat u vlerësuan fëmijët:
Vendi I për paraqitje skenike – Viona Sherifi
Vendi II për paraqitje skenike – Linesa Ukshini
Vendi III për paraqitje skenike – Era Hoxha,
Vendi I Junior – Harisa Deari,
Vendi II Junior – Kaona Hajdini,
Vendi III Junior – Eloise Kosumi,

Çmimi special I nga Drejtoresha e Festivalit – Anisa Bllaca.
Çmimi special II nga Drejtoresha e Festivalit – Venis Agaj & Atika Salihu,
Çmimi special III nga Drejtoresha e Festivalit – Anesa Jakupi,

Çmimi për interpretimin më të mirë – Lina Demiri.
Çmimi për kompozimin më të mirë – Sergita Varfi,
Çmimi për zërin më të mire – Alea Syla,
Çmimi për orkestrimin më të mirë – Edisa Ahmeti,
Çmimi për tekstin më të mire – Drion & Etike Shaqiri,
Çmimi “Mikrofoni I Artë” – Djellza Nuhiu,
Çmimi nga “Shkolla e Muzikës- Gjilan” – Jora Jusufi,
Çmimi “Mollëkuqet 2017” – Anila Ajeti,
Çmimi deputantja më e mirë – Lorina Arifi,
Çmimi për solistin më të mirë – Aida Haxhiu,
Çmimi për solisten më të re – Medina Pajaziti,
Çmimi “Studio Viva la musica –Mollëkuqet” – Elza Hajdini,
Çmimi “Xhevat Ismaili” – Erda & Lisiana Kryeziu,
Çmimi “ Vali Ranch” – Leart Bucaliu.335 225

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,