Home / Politika / Mbështetje e fuqishme nga dega e Gjilanit për Mustafen
ldk_gjilan_2014

Mbështetje e fuqishme nga dega e Gjilanit për Mustafen

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, sot ka mbajtur takimin e rregullt me strukturat e saj, duke përfshirë Kryesinë, kryetarët e Nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.

Në një njoftim për media, thuhet se strukturat e LDK-së në Gjilan i japin mbështetje të fuqishme kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafa, për implementimin e programit të koalicionit qeverisës.

Gjithashtu, të gjitha strukturat kanë kërkuar nga deputetët e LDK-së së Gjilanit që të jenë unik në përfaqësimin e votës qytetare të zgjedhjeve të 8 qershorit.

Po ashtu, sipas njoftimit në takimin e sotëm strukturat e LDK-së në Gjilan edhe njëherë rikonfirmuan mbështetjen e fuqishme për kryetarin Lutfi Haziri, për punën e madhe që po e bënë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Gjilanit. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,