Home / Politika / Mbi dyqind  anëtarë të  rinj solemnisht aderuan sot në AKR
akr_gjilan

Mbi dyqind  anëtarë të  rinj solemnisht aderuan sot në AKR

Gjilan – Programi ekonomik dhe  mirëqenia e qytetarit si synim i vazhdueshëm Aleancës Kosova e Re, po dëshmon se është aftë të krijon perspektivë për qytetarin, rrethin dhe shoqërinë në tërësi. Këtë më së miri e dëshmojnë aderimet e vazhdueshme nga subjektet e ndryshme politike, shoqëria civile dhe individ.

Solemnisht sot AKR-së iu bashkuan Partia Social Demokrate dega në Gjilan me të gjitha strukturat e saja. Një pjesë e Partisë së Drejtësisë në krye me nënkryetarin dhe themeluesin e sajë. Në AKR aderuan edhe një numër i madh i të rinjve nga shoqëritë e ndryshme civile si dhe prof. Vjollca Matoshi ish Anëtare e Kryesisë se AKR ,  Asamblistë e AKR-së  në mandatin e kaluar e cila ishte larguar nga AKR-ja  në korrik të vitit të kaluar, kur kishte kaluar në LDK, sot prapë iu  kthye  shtëpisë së madhe të AKR –së.

Të pranishmit dhe të sapo aderuarit i përshëndeti dhe ju shprehi mirëseardhje Fadil Ismajli i cili tha se AKR po rritet çdo ditë sepse në gjirin e saj po vijnë të rinjtë, kuadrot e dëshmuara. “Tani është koha e AKR-së sepse ne kemi ditur dhe ditëm të qeverisim ndershëm dhe me program të pastër që respekton rendin e ligjin.

Programi i AKR-së nuk është i njëjtë sepse është i avancuar dhe në interes të qytetarëve. “Ne kryejmë punë sepse jemi të afërt me shtresat e shoqërisë. AKR ka drejtim të drejtë dhe nuk hynë kthesave të rrezikshme. Ne nuk luajmë me parimet sepse ne kemi guximin, kemi dijen dhe kemi njerëz të luftës e të paqes. AKR po mbledh vlera çdo ditë” tha Ismajli.

Ismajli tha se duhet të thuhet mjaft premtimeve boshe, duhet t`i themi stop dukurive që e dëmtojnë Kosovën. “Lista e AKR është lista më e dinjitetshme dhe ka emra të vërtet nga të gjitha kategoritë. AKR ka dinjitet dhe ka vlera dhe kjo na bënë që ballëhapur të kërkojmë votën tuaj” tha Ismajli.

Bajram Kosumi pasi i përgëzoi Kryesinë e degës së AKR në Gjilan, për aderimet e reja në këtë degë, tha se Anamorava nuk ka nevojë për rrugë malore, me të cilat kinse lidhet me Autostradë, sepse Gjilani dhe Anamorava ka nevojë për infrastrukturë të mirëfilltë. Kjo qeveri s`ka vizion sepse ka punuar për interesa të ngushta të njerëzve të saj. Anamoravën për shtatë vite e ka anashkaluar dhe lënë anash. AKR nuk e ka këtë mision, përkundrazi AKR e sheh si vlerë dhe thesar rajonin e Anamoravës, tha Kosumi.

Kosumi tha se lista e deputetëve të AKR-së është e mirë dhe ka ekspert, ka njerëz të ditur. “Kuvendi i Kosovës ishte një cirk dhe një turp për Kosovën dhe shoqërinë dhe për ne si qytetarë të Kosovës. Ju ftojë që mos ta pranojmë këtë turp që ka ndodhë në institucionet më të larta të Kosovës. Interesin e juaj lidheni me interesin e atdheut dhe ky është kryesori. Ne do të dërgojmë kandidatë më të mirë dhe ta dërgojmë projektin tonë përpara” tha Kosumi.

Ibrahim Makolli tha se me AKR fiton Anamorava e Kosova. “Ata që po thirren në ligj ata realisht janë vet shkelësit e ligjit. “Me AKR do të përfitojë Anamorava dhe do të trajtohet njëjtë sikurse çdo pjesë e Kosovës. Është e padrejtë që Anamorava të mbetet vrima e fundit për investime. Me AKR Gjilani dhe Anamorava do të shndërrohet në qendër lidhjeje të autostradave dhe zhvillimit ekonomik” tha Makolli.

Ibrahim Makolli tha se me AKR fiton Anamorava e Kosova. “Ata që po thirren në ligj ata realisht janë vet shkelësit e ligjit. “Me AKR do të përfitojë Anamorava dhe do të trajtohet njëjtë sikurse çdo pjesë e Kosovës. Është e padrejtë që Anamorava të mbetet vrima e fundit për investime. Me AKR Gjilani dhe Anamorava do të shndërrohet në qendër lidhjeje të autostradave dhe zhvillimit ekonomik” tha Makolli.

Agim Bahtiri tha se s`ka rrugë e sfidë që e ndalë misionin e AKR-së. “Ata që nuk besuan u zhgënjyen në fitoren e AKR-së. Ne ditëm të qeverisim, ne ditëm të jemi transparentë dhe treguam se nuk jemi hajna e as mashtrues. Begjet Pacolli është një gjigant dhe s`ka kush që del përpara tij sepse punojë tërë kohën me shpirt e përkushtim” tha Bahtiri.Hashim Thaçi kurrë në jetën e tij më nuk do të qeverisë me Kosovën sepse kësaj Qeverie i erdhi fundi tha Bahtiri.

Agim Rexhepi kryetar i AKR-së në Gjilan u shpreh se rreshtimi përkrah Begjet Pacollit është rreshtim për të ardhmen e vendit. 

Në emër të anëtarëve të rinj, të të sapo aderuarëve  para të pranishmëve folën: Alisahit Shaqiri, i ardhur nga Partia e Drejtësisë, Valmira Vranovci nga Partia Social Demokrate dhe Refik Ramadani i cili foli në emër të një grupi të madh të anëtarëve  rinjve nga nëndega e sapo formuar e Qendrës I. /RadioRINIA/

akr_gjilan2014