Home / Politika / Më 17 korrik konstituohet Kuvendi i ri
kuvendiiri

Më 17 korrik konstituohet Kuvendi i ri

Presidentja Atifete Jahjaga ka vendosur që 17 korriku të jetë data për konstituimin e Kuvendit të ri të Republikës së Kosovës.

Vendimi i Presidentes:

Bazuar në nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, mora vendim që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret më 17 Korrik 2014.

Procesi i zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend ka përfunduar me certifikimin zyrtar të rezultatit, duke i hapur rrugën konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës.

Të gjitha veprimet e mia do të jenë të mbështetura në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjet në fuqi. Pas konstituimit të Kuvendit, do ta dërgojë në Kuvend edhe propozimin për mandatarin e ri për kryeministër.