Home / Politika / Me sukses, u përmbyll edhe një proces zgjedhor me mjafte rendësi për Kosovën”
valdeteDaka_2014

Me sukses, u përmbyll edhe një proces zgjedhor me mjafte rendësi për Kosovën”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për certifikimin e zgjedhjeve nacionale. Vendimi është marrë pak para orës 18 të ditës së sotme.

Me këtë rast, anëtari i KQZ’së, Florian Dushi ka thënë se u përmbyll një proces i suksesshëm zgjedhor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve nacionale te cilat u mbajten me date 08.06.2014. Kështu, me sukses, u përmbyll edhe një proces zgjedhor me mjafte rendësi per Kosovën”, ka thënë Dushi.

Nga votimi i 179 923 votuesve, 37 ulëse i ka siguruar koalicioni parazgjedhorë PDK, PD, LB, PSHDK dhe Partia Konservatore. LDK –ja ka arritur të marrë 30 ulëse, Lëvizja Vetëvendosje i ka marrë 16, AAK-ja 11, Lista Srpska 9, Nisma 6.

AKR edhe pas certifikimit të zgjedhjeve mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës me vetëm 4.67%.

Numri i përgjithshëm që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar, sipas KQZ-së, është 179,923 që në përqindje i bije 42.63% të daljes së përgjithshme.

Po ashtu KQZ ka marrë njoftime me shkrim nga kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka fituar votat të jetë deputete, se ajo do të tërhiqet nga pozita e deputetes. Një njoftim të tillë, KQZ-ja ka marrë edhe nga kandidati tjetër Liburn Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje. /RadioRINIA/