Home / Politika / Mehmeti: Është herët të bisedohet për koalicione pas zgjedhore
ermira_mehmeti_Shkup

Mehmeti: Është herët të bisedohet për koalicione pas zgjedhore

ermira_mehmeti_2014“Në këtë moment, mendoj se është ende herët, veçanërisht pasi jemi në fushatë, që të japim ndonjë lloj vlerësimi se si do të dukej qeveria e re”, ka thënë Ermira Mehmeti

“Në këtë moment, mendoj se është ende herët, veçanërisht pasi jemi në fushatë, që të japim ndonjë lloj vlerësimi se si do të dukej qeveria e re, pasi megjithatë kjo ndikon te votuesit, në kuptim pozitiv ose negativ”, ka thënë Ermira Mehmeti, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, për REL, në pyetjen se a do të formojë qeveri VMRO DPMNE dhe BDI, dhe a do të ketë krizë që në fillim.

Në pyetjen nëse sërish e formoni qeverinë me partnerin e deritanishëm të koalicionit, a do të kërkojë BDI që kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar, Mehmeti është përgjigjur:

“Ai që është qëllimi ynë dhe strategjia e vetme tani, është që të arrijmë të sigurojmë numër më të madh të mandateve nga trupi votues shqiptar. Na vjen keq që rivali ynë më i madh i PDSH-së është i fragmentarizuar dhe nga brenda vuan nga disa konflikte dhe përplasje të brendshme. Sidoqoftë, neve asgjë nuk na dëshpëron, plani ynë, ideja jona është që në këto zgjedhje të fitojmë maksimumin e votave shqiptare”, ka thënë Mehmeti. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,