Home / Politika / Mehmeti: Është koha e fundit që kjo kategori të trajtohet ndryshe
Arben_Mehmeti_gjilan_2014

Mehmeti: Është koha e fundit që kjo kategori të trajtohet ndryshe

Gjilan – Është për të ardhur keq dhe është fyese që Institucionet e Kosovës ende nuk kanë arritur të bëjnë veprimin që është kompetenc e tyre në raport me klasën më të dëmtuar të shoqëris Pensionistët, thekson Arben Mehmeti Sekretar i Degës si dhe këshilltarë komunalë nga radhet e LDK-së, ne Gjilan.

Përveq që ata janë të fyer me pensione simbolike,ata tashmë po ofendohen vazhdimisht duke i trajtuar me vite si kategorin më të pavlerë.

Edhe pas 14 vite Liri të shtetit ata vazhdojne duke qëndruar rrugëve duke pritë në rend për të marrë një pension simbolik thot Mehmeti.

Është situatë alarmante kur shikon këta pensionistë me shëndet jo të mirë dhe në kohra të ftofta të presin para dyerve të bankave për të marrë pensionet.

Është koha e fundit që kjo kategori të trajtohet ndryshe nga deri më tani.

Atyre pensionin shteti ka obligim të ja dërgoj në shtëpi sepse e meritojnë nje trajtim të tillë nga institucionet tona.

Pra ky vendim do të duhej të jetë prioritet i vendimeve të Qeverisë së Kosovës, shton nder te tjera Arben Mehmeti këshilltarë komunalë nga radhet e LDK-së, Gjilan.  /RadioRINIA/