Home / Politika / Merita: rrëmben zemrat e banorëve të Lagjes së Fermave
Merita_Hyseni

Merita: rrëmben zemrat e banorëve të Lagjes së Fermave

Në vazhdën e fushatës elektorale, kandidatja për deputete Merita Hyseni, nga radha e Aleancës Kosova e Re, në shoqëri me aktivist e AKR-së, shpalosi programin e këtij subjekti para banorëve të lagjes së Fermave.

AKR-ja me programin e sajë ekonomik po ringjallë shpresat e qytetarëve për një jetë më të lumtur  me ardhjen e sajë në pushtet. Këtë ë së miri e ilustron vizita të cilën e bëri kandidatja për  ulëse në Parlamentin e Kosovës Merita Hyseni Lagjes së Fermave.

2.fushata -fermat

Merita Hyseni njëra nga kandidatet me moshë më të re prej të gjitha kandidatëve për ulëse në Parlamentin e Kosovës,  me qasjen e saj ndaj votuesve, sidomos  ndaj të rinjve , ka bërë që të rinjtë e pashpresë dhe të lënë padore nga pushteti lokal të ua ngjallë shpresat për një jetë më dinjitoze.

Gjatë  një vizite të cilën bashkë me anëtarët e Kryesisë së AKR, Ismet Azizi,Avdi Aziri dhe Sytrim Syla, kandidatja  Merita Hyseni u njoftua për gjendjen e mjerueshme në të cilën gjinden banorët e lagjes së Fermave, lagje në juglindje të qytetit e harrua, e lënë padore.

”Gjithë herë në prag të zgjedhjeve kanë ardhur kandidatët  për kryetar komune, na kanë vizituar, na kanë premtuar gjithçka, por që nga atëherë askush më nuk e kthen  kokën nga këta banorë të cilët jetojnë në kushte mjerimi.” thot Halil Lakna banorë i kësaj Lagjeje, ndër të vetmit që mundohet të bëjë diçka  në sensibilizimin e opinionit, për ta njoh me gjendjen e mjerueshme  në të cilën ndodhen në këtë lagje, e ngritur pas lufte , kryesisht nga familjet që kanë ardhur nga fshatrat ndërkufitare.
1.fushata fermat

” Fahrije Shaqiri,  nënë e tre fëmijëve, ngas mosha 8 deri 12 vjet, bashkëshorti i së cilës është i paaftë për të punuar, për ti ushqyer fëmijët  dhe bashkëshorten e pa punë, disa herë  u është premtuar sigurimi i kulmit të shtëpisë për banim, sepse nga pas lufte ata bredhin nëpër shtëpi të huaja, edhe pse nga një banorë i lagjes iu është dhuruar 3 ari tokë për ndërtimin e shtëpisë , kjo ende nuk ka ndodhur. Vijnë, premtojnë, marrin votat tona dhe ikin, kush nuk i sheh më” tha në mes tjerash Lakna.

”Kandidatura ime  nuk është privilegje vetëm për mua dhe familjen time ky është privilegje edhe për gjithë Anamoravën, pasi që jam edhe kandidatja më e re. Unë kam hy me përgjegjësi qytetare për të fituar dhe që t’i shërbej  juve edhe qytetit, të moshuarve dhe të rinjve. Jam e gatshme që të jap kontributin tim dhe do të jem  një zë i fuqishëm në parlament. Unë kam hy në AKR sepse besoj në programin e AKR-së , në liderin e saj z. Pacoll, i cili është një njeri shumë i madh një njeri që e njeh e gjithë bota, një njeri me aktivitete të shumta humanitare ku në të ardhmen edhe pretendoj te ndjek rrugën e tij.

Unë jam këtu me ju, jam në mesin e juaj, nuk kisha mundë me punuar pa bashkëpunim nëse më jepni këtë mbështetje ne do të  rrugëtojmë së bashku, do të punojmë së bashku. Kisha dashtë me 8 qershor të më mbështetni, ju betohem nëse e marr mbështetjen e juaj kam me ia kthyer sytë e AKR-së kah  ju këtu dhe të bëjmë gjithçka në përmirësimin e mirëqenës suaj, ky është qëllimi i programit të AKR-së në krye me Presidet Pacollin” tha në mes tjerash Merita Hyseni.

Zakonisht AKR në takime të tilla zhvillon debat me  banorët e vendeve të cilat vizitohen, edh kësaj radhe me banorët, simpatizantët –pra me anëtarët e ardhshëm të AKR-së, u zhvillua një debat shumë frytdhënës. Kontribut të jashtëzakonshëm dhanë edhe Ismet Azizi, Avdi Aziri dhe Sytrim Syla, në prezantimin e vlerave dhe  programin ekonomik të AKR-së . /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,