Home / Teknologji / Microsoft investon 300 milionë dollarë në Barnes & Noble

Microsoft investon 300 milionë dollarë në Barnes & Noble

Në konkurrencën gjithnjë e më të madhe mes prodhuesve të pajisjeve multimediale si tabletët dhe telefonat mobilë, burimi i përmbajtjeve kualitative po bëhet vendimtar. Për këtë arsye Microsofti ka vendosur të harrojë mosmarrëveshjet me Barnes & Noble dhe të krijojë një partneritet strategjik. NKëto dy kompani ishin në prag të gjyqit, pasi që Barnes & Noble nuk deshi të nënshkruajë marrëveshjen për të paguar licencë Microsoftit për shfrytëzimin e patentave në sistemin operativ Android. B&N e kishte quajtur Microsoftin shantazhues dhe patën trill, por krejt kjo tani nuk ka rëndësi, Sepse, tani këto dy kompani janë partnere.

Microsofti përmes një investimi prej 300 milionë dollarësh do të marrë 17,6 për qind të hises në kompaninë e re emri i të cilës do të bëhet i ditur më vonë dhe, ç’është më e rëndësishmja, qasjen në bibliotekën e pasur të titujve, përfshirë literaturën e domosdoshme për kolegjet amerikane, që është treg i librave digjitale të cilit ia ka hedhur syrin edhe Apple. B&N do të zhvillojë aplikacionin Metro për qasje në të në Windows 8 dhe kështu do të lehtësojë qasjen në të për studentët amerikanë dhe publikun e gjerë.

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,