Home / Fushata Zgjedhore / Mijëra Kosovarë i drejtohen Tiranës për te takuar papën
papari

Mijëra Kosovarë i drejtohen Tiranës për te takuar papën

Të shtunën dhe të djelën në mëngjes është vërejtur qarkullim i shtuar i kosovarëve që ishin nisur drejt Tiranës për ta Pritur Papa Françeskun,

Të shtunën në të dy anët e pikave kufitare mes Kosovës e Shqipërisë është vërejtur qarkullim i shtuar i kosovarëve që ishin nisur drejt Tiranës për ta Pritur Papa Françeskun, i cili po bënë sot vizitën e parë në Shqipri, e njëherësh vizitën e parë një shteti në kontinentin europian.

Zëdhënësja e Policisë së Shtetit shqiptar, Laura Totraku ka thënë se të shtunën deri në orën 16 , vetëm në pikën kufitare të Morinës kanë kaluar kufirin rreth 3.400 qytetarë.

Vërehet se në mesin e atyre që po shkojnë ti bëjnë pritjen Papës ka edhe shumë musliman nga Kosova.

“Eshtë njeri i Zotit prandaj duam ta nderojmë” deklaruan disa kosovarë që po pritnin në radhë për të kaluar kufirin.

Edhepse fluksi i njerëzve është shtuar, të shtunën nuk është shënuar asnjë incident. Në të dyja anët e kufirit janë vërejtur masat e shtuara të sigurisë.

Ndryshe Papa Francesku nuk do të takohet me liderët nga Kosova. Ministri në largim Enver Hoxhaj ka deklaruar se Vatikani së shpejti do ta njoh Kosovën shtet i pavarur dhe sovran, kurse lideri i vetëvendosjes, Albin Kurti, në prak të vizitës së Papës në Shqipëri i ka shkruar Vatikanit kërkesën që ta njohin Kosovën shtet.

Kjo është vizita e dytë që një Papë i bën Shqipërisë pas komuniste. /RadioRINIA/