Home / Lajme / Moti në Kosovë gjatë vikendit
moti-780x439

Moti në Kosovë gjatë vikendit

Sipas parashikimit të meteorologëve mbi vendin tonë në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot i kthjellët, kurse në orët pasditës do të ketë vranësira e rrebeshe lokale shiu, të përcjella me bubullimë.

 Pra, sot do të mbajë mot me vranësira të pjesëshme, të cilat më kalimin e kohës do të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat do të sillen në mes 14 e 33 gradë Celsius.

Edhe nesër, pritet të kemi një ditë me vranësira, të cilat kohë pas kohe mund të sjellin rrebeshe lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë rënie të ndieshme, ato do të sillen në mes 12 e 24 gradë celsius.

Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike, gjatë javë së ardhshme do të kemi mot me vranësira të pjesëshme, kurse temperaturat do të shënojnë ngritje graduale, por nuk pritet të kalojnë mbi mesataren për këte periodë të vitit, ato do të sillën në mes 14 e 33 gradë Celsius./RadioRINIA/