Home / Lajme / Muharremi: Nuk kam nënshkruar asgjë për autostradën e Gjilanit
muharremi

Muharremi: Nuk kam nënshkruar asgjë për autostradën e Gjilanit

Ish- ministri në detyrë i Infrastrukturës Hanefi Muharremi, ka deklaruar se nuk e ka nënshkruar tenderin për autostradën Prishtinë- Gjilan, pasi komisioni vlerësues ia kishte dorëzuar dosjen pikërisht në ditën kur ai ia kishte dorëzuar detyrën ministrit aktual Pal Lekaj.

Muharremi, ka deklaruar se nuk do të nënshkruante asnjëherë diçka që, sipas tij, nuk ka patur fare kohë ta analizojë.

Ai thotë se disa herë i ka pyetur shefin e prokurimit se a është gjithçka në rregull me tenderin multi-milionësh të autostradës Prishtinë- Gjilan.

“Drejtësia në Kosovë” në hulumtim solli detaje dhe dëshmi të manipulimeve që ishin bërë për t`i eliminuar nga gara së paku 12 operatorët ekonomikë me oferta më të lira për mbi 33 milionë euro se sa ofertat e kompanive që ishin përzgjedhur për kontratë.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë”, solli detaje për anulimin e njoftimit për dhënien e kontratës dhe kthimin e lëndës në rivlerësim nga OShP. Po ashtu u dhanë detaje për kërcënimin e shefit të OShP-se dhe deklaratat e Sami Lushtaku, emri i të cilit u përfol në rastin e kërcënimit të Dinës.

E në anën tjetër, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në intervistën e tij dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ka treguar se në cilën fazë e ka gjetur tenderin për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Gjilan.

Ai ka thënë se këtë projekt e ka gjetur të nënshkruar nga Komisioni Vlerësues i Ministrisë një ditë para se ta merrte detyrën.

Ai ka thënë se projekti i autostradës nuk do ndërpritet, dhe se kjo rrugë do të kryhet. Ministri Lekaj ka thënë se do ta respektojë çdo vendim që merr OShP. Ai ka deklaruar se ndaj zyrtarëve të prokurimit nëse konstatohen se kanë shkelur ligjin do  kërkoj nga sekretari i kësaj ministrie që ndaj tyre të merren masa konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

Drejtësia në Kosovë në hulumtimin e sontëm solli detaje dhe dëshmi të manipulimeve që ishin bërë për t`i eliminuar nga gara së paku 12 operatorët ekonomikë me oferta më të lira për mbi 33 milionë euro se sa ofertat e kompanive që ishin përzgjedhur për kontratë.

Tenderi 100 milionësh për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Gjilan është kthyer në rivlerësim. Këtë vendim e ka marrë Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik pas shqyrtimit të ankesave të 12 operatorëve të cilët ishin ankuar ndaj vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës që t’i eliminojë nga gara.

 

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,