Home / Politika / Mustafa – Haradinaj: Nuk ka ridizajnim, vetëm rotacion qeverisës
opozitaMustafaHaradinaj_2014

Mustafa – Haradinaj: Nuk ka ridizajnim, vetëm rotacion qeverisës

Prishtinë – Është mbajtur takimi dypalësh në mes të Ramush Haradinajt dhe Isa Mustafës. Pas takimit të dy liderët janë shprehur të vendosur në qëndrimet e tyre ashtu siç kanë qenë prej fillimit. Haradinaj ka thënë se nuk ka kurrfarë ridizajnimi të marrëveshjes brenda bllokut për do të ketë përfundimit rotacion qeverisës në vend.

“PDK po tenton me çdo kush që të hyjë në çështjet e brendshme të Bllokut për të krijuar përçarje me shpifje të ndryshme mirë nuk ka kurrfarë ridizajnimi të marrëveshjes. Por më shumë kemi folur për një rotacion qeverisës në vend dhe i cili është demokratik e i nevojshëm. Ne jemi të vendosur për ndryshime pozitive në këtë vend. Shpijet e PDK-së, po bëhen me qëllim që të zhvendoset vëmendja nga mos thirrja e seancës”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë që edhe i pari i LDK-së Isa Mustafa ka shtuar se zgjedhjet nuk janë opsion pasi që tashmë ekziston një shumicë parlamentare e gatshme për të formuar institucionet e vendit./Zeri/