Home / Politika / Mustafa: Nuk kemi nevojë ta “rrahim vetveten” për t’u treguar se sa të përkushtuar jemi
mustafa-nuk-kemi-nevoj-euml-ta-ldquo-rrahim-vetveten-rdquo-p-euml-r-t-rsquo-u-treguar-se-sa-t-euml-p-euml-rkushtuar-jemi_2_hd

Mustafa: Nuk kemi nevojë ta “rrahim vetveten” për t’u treguar se sa të përkushtuar jemi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një postim në Facebook ka thënë se Kosova është vendi më i pazhvilluar në këtë pjesë të botës, me mbi 40 për qind papunësi, me GDP-në më të ulët për kokë banori dhe me varfëri të madhe.

Ja postimi i plotë i Isa Mustafës:

Miq të nderuar,

Jemi vendi më i pazhvilluar në këtë pjesë të botës, me mbi 40% papunësi, me GDP-në më të ulët për kokë banori, me varfëri të madhe.

Ne duhet të bëjmë zgjidhje për qytetarët tanë, duhet të nxisim zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, themelimi i Gjykatës Speciale, zgjidhja e problemeve të veriut të vendit, duhet të jenë punë që ecin binarëve të vet dhe që kryhen nga ata që kanë përgjegjësi ligjore, por jo të na zënë frymën për tu marrë me probleme të jetës.

Ne duhet të punojmë për ta hapur perspektivën e këtij vendi, por nuk kemi nevojë ta “rrahim vetveten” për t’u treguar se sa të përkushtuar jemi për demokracinë evropiane dhe sesa jemi në gjendje të sakrifikohemi.

Nuk ka demokraci të mirëfilltë pa zhvillim ekonomik, pa punësim dhe me varfëri të lartë.

Evropianët duhet të na ndihmojnë, ashtu si u kanë ndihmuar edhe të tjerëve që kanë kaluar në këto faza të tranzicionit, ndërsa ne duhet ta ruajmë dinjitetin tonë e ta marrim përgjegjësinë të punojmë, të ndërtojmë institucione të qëndrueshme e demokratike dhe të hapim perspektivë zhvillimore.
/RadioRINIA/