Home / Fushata Zgjedhore / Ndihma për fëmijët e Kosovës, u nevojitet urgjentisht një shofer!
ndihma_gjermani

Ndihma për fëmijët e Kosovës, u nevojitet urgjentisht një shofer!

Shoqata humanitare “Familien in Not” (Familjet në nevojë) nga regjioni Gütersloch dhe qteti Lippstadt  i Gjermanisë dëshiron që në ditën e dytë të Krishtlindjes  ta dërgojë në Kosovë edhe një transport me dy kamionë me ndihma për në Kosovë. Por, kryetari i shoqatës, Georg Winkler ka një shqetësim: atij i nevojitet urgjentisht një shofer. 

Ekipi i tij është ndihmuar nga njerëzit e regjionit në përgjithësi por veçanërisht nga24 shkolla dhe kopshte fëmijësh. Ai ka gjetur përkrahje për të ndihmuar familjet e varfra në zonat fshatare të Kosovës, ku në veçanti vuajnë fëmijët dhe të sëmurët. 60 për qind të popullatës atje janë të papunë, nuk ekzistojnë sigurimet shëndetësore etj. Transporti për në Kosovë niset ne ditën e dytë të Krishtlindjes.

Fëmijët gjermanë kanë paketuar me dashuri gjëra nga përditshmëria për t`ua dhuruar moshatarëve të tyre kosovarë, shkruan dieglocke.de. Gjësende të higjienës, lodra dhe ndonjë ëmbëlsirë.

Gjithçka deri më tash sipas kryetarit Winkler, ka shkuar si duhet. Por, së fundi, njëri nga shoferët ra nga kombinimi për shkaqe shëndetësore. Për këtë arsye nevojitet urgjentisht dikush që do ta zëvendësojë atë. Veç kësaj shoqata ka nevojë edhe për afërsisht 3000 euro për të mbuluar shpenzimet e transportit. Ata që duan të ndihmojnë mund të paraqiten te Georg Winkler në këtë telefon: 0171/5144955

/RadioRiNIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,