Home / Ekonomi / Në komunën e Vitisë, hapet fabrika “Vinex”, punësohen 178 persona
FABRIKA

Në komunën e Vitisë, hapet fabrika “Vinex”, punësohen 178 persona

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së kompanisë “Vinex” në Viti, e cila merret me prodhimin e tekstilit, kryesisht pantollona.

Sipas Hazirit ky është një lajm shumë i mirë pasi hapja e fabrikës “Vinex” do të ndikoj direkt në zhvillimin ekonomik të regjionit të Gjilanit.

“178 punëtorët këtu janë me fat që kanë gjetur punë në këtë fabrikë. Jemi të lumtur që kemi këso ndërmarrës që kanë arritur të sjellin investitorë nga Gjermania dhe ta eksportojnë mallin në Europë. Definitivisht, heronjtë e ditëve të sotme janë ata që krijojnë vende pune dhe në këtë mënyrë t’i mbajnë familjet e tyre”, ka thënë kryetari Haziri.

Bashkëpronarët e fabrikës “Vinex”, Haqif Ibrahimo, Halil Rexhepi, Idriz Ibrahimi, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për përkrahjen e madhe që i ka dhënë këtij biznesi.

Ndryshe, investitor në këtë fabrikë është, Horst Wegener nga Gjermania.

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,