Home / Politika / NISMA ne Gjilan, niset pa (pro)motorin e saj
nisma_gjilan

NISMA ne Gjilan, niset pa (pro)motorin e saj

Shefik-Surdulli_gjilanSpektri politik i Republikës së Kosovës, po “stoliset” çdo ditë e më shumë me themelime të partive të reja. Ne si shtet mund të “mburremi” dhe të “krenohemi” që ndoshta jemi të parët në botë sa i përket numrit të madhë të partive, krahas numrit të vogël të qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

Shkruan: Shefik Surdulli

Partia e fundit që u vendosë në bredhin politikë, është NISMA e udhëhequr nga Fatmir Limaj. Aktiviteti dhe zanafilla e tyre filloi të shtrihet nëpër qytetet e Kosovës. Në këtë vazhdë, i erdhi rendi edhe qytetit më specifik-politik Gjilanit. Disa aktivistë të pakënaqur të PDK-së, posa u themelua kjo nismë, pa u hamendur kaluan në krah të Fatmir Limës. Ndërmjet anëtarëve dhe udhëheqësve të rinj të Nismës, ka dallime të ndryshme konceptuale, karrieriste, e shpirtë-dashës kundrejt liderit të saj. Disa kaluan që me të vërtetë janë të lidhur shpirtërisht me Fatmir Limajn, ndërsa disa vetëm për shkak që të jenë të parët-bajraktarë.

Rasti më specifik është ai i Raif Ajetit, ish aktivist i PDK-së, tanimë anëtar i Nismës, i cili bashkë me të atin, kanë dhënë kontribut prej themelimit në PDK. Raif Ajeti, gjithmonë ka qenë me shpirt e me trup krahas Fatmir Limajt, edhe gjatë gjithë kohës kur ai ka qenë në PDK, gjithashtu edhe gjatë gjithë seancave gjyqësore që u ngritën kundër “Çelikut”.

Raifi ka qenë njeriu i parë që kaloi në Nismë, dhe ne si PDK nuk reaguam fare për këtë, duke qenë koshient se sa ai pëlqen liderin e Nismës. Por, në vazhdimësi të procesit, gjatë zyrtarizimit të Nismës në Gjilan, ai nuk ftohet nga lideri i saj, ndërsa ftohen biznismenë për të udhëhequr këtë parti në këtë qytet. Kjo është anomali, dhe po vërehet qartë që Nisma po bënë gabime ende pa u nisë mire.

Sidoqoftë, suksese per të gjithë, po edhe per Nismën, pse jo!, shkruan Shefik Surdulli. /RadioRINIA/