Home / Politika / NISMA: zyrtarizua në teatrin e qytetit në një tubi madhështor 
Lima_gjilan

NISMA: zyrtarizua në teatrin e qytetit në një tubi madhështor 

Foto,NISMA në Gjilan u zyrtarizua  në teatrin e qytetit në një   tubim madhështorGjilan – Sot në ora 14:00, në Teatrin e qytetit të Gjilanit u mbajt tubimi i zyrtarizimit të NISMËS për Kosovën në Gjilan ku prezent ishin kryetari i kryesisë Fatmir LIMAJ, kryetari i këshillit kombëtar Jakup KRASNIQI, kryetarja e NISMËS së Gruas për Kosovën Valdete DUSHICA–BAJRAMI.

Kryetari i NISMËS së Kosovës për Rinini Kreshnik CUKAJ, kryetari i Nismës së Kosovës  për Gjilan Bajram HASANI, kryetarja e gruas Ajshe MATOSHI ,kryetarja e rinisë Edona KLAIQI si dhe anëtarë të kryesis të nivelit qendror të NISMËS së Kosovës të nivelit qendror si dhe degës në Gjilan .

Bajram HASANI, kryetar i NISMËS së Kosovës  iu dëshiroi mirëseardhje mysafirëve shpalosi disa segmente nga deklarata  programore duke iu thënë të pranishmëve se NISMA për Kosovën, ka vizion të qartë për funksionimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik, krijimin e klimës për investime, politikat fiskale dhe tregun e lirë  etj .

Kryetarja e NISMËS për Kosovën Valdete DUSHICA–BAJRAMI duke e marrë fjalën theksoi, Se kemi një rol udhëheqës në NISMËN e Gruas për Kosovën dhe ndjejm një detyrë të madhe që të punojmë dhe të hapim shtigje të reja për ndërtimin e një ardhëmërie në  vendin  tonë .  NISMA , po nis me një rrugëtim të ri, për të sjell një ndryshim  të madh në jetën politike , sociale,arsimore dhe në të gjitha fushat e jetës kosovare  theksoi  ndër të tjera Jakup KRASNIQI,Kryetari i Këshillit Kombëtar   NISMA për Kosovën .

Kurse Kryetar i Kryesisë  NISMËS për Kosovën Fatmir Limaj ,ju drejtua masës e cila e kishte stërmbushur Teatrin e qyteti të Gjilanit më këto fjalë : ,,Nevoja për një alternative të re politike u paraqit  pasi gjendja në vendin tonë është tepër e vështirë, ne të gjithë jemi dëshmitarë të kësaj udhëheqësie.

Lista e skamnorëve për ditë po shtohet , bizneset për çdo ditë shuhen , e gjithëçka është  parë në vendin tonë ka qenë vetëm shpresa e cila ditë më ditë po shuhet ’’ .

I gjithë fjalimi i Fatmir LIMËS , u përcoll me daurtrokitje frenetike dhe në fund kryetari në njëfarë mënyre prezentoi pesë kandidatët e listës së NISMËS së Kosovës në Gjilan të cilët do të garojnë për deputet në parlamentin e Kosovës në zgjedhjet e 8 qershorit  .  /RadioRINIA/

 

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,