Home / Politika / Pacolli: AKR alternativa më e mirë për zhvillim ekonomik
image

Pacolli: AKR alternativa më e mirë për zhvillim ekonomik

Sot në teatrin e Gjilanit, u mbajt tubimi përmbyllës i Aleancës Kosova e Re(AKR), dega në Gjilan.

Në këtë takim përpos antarëve të AKR-së, dega në Gjilan, ishte i pranishëm edhe Ministri i punëve të jashtëm, njëherit edhe i pari i AKR-së Behgjet Pacolli.

Sipas Pacollit, AKR, është alternativa e vetme për përmirësimin e gjendjes së rënd ekonomike, për një prespektivë më të mirë për të rinjët dhe mundësi punësimi me kritere.

Pacolli, u shpreh se projekti i autostradës Gjilan-Prishtinë, ishte i projektuar nga ai dhe se të tjerët nuk kanë plane konstruktive.

Me këtë rast Pacolli, ftoi të gjithë qytetarët e Gjilanit, që me 22 Tetor, t’i japin përkrahje maksimale kandidatëve për asamble nga rradhët e kësaj partie.
Edhe kryesuesja e listës së AKR-së, për asamble komunale, Vjollca Matoshi, e cila në një fjalë rasti tha se AKR, do t’i funksionalizoj të gjitha fushat ku të tjerët kanë ngecur./RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,