Home / Politika / Pacolli ka rrëfyer për jetën e tij (Video e plotë)
Bexhet_pacolli2016

Pacolli ka rrëfyer për jetën e tij (Video e plotë)

Sonte në RTK është transmetuar emisioni “Komiteti”, një prodhim ky i Gazetës Express për mediumin publik. I ftuar ishte Behgjet Pacolli, President i AKR’së.

Në këtë emision, Pacolli ka rrëfyer tërë jetën e tij dhe karrierën politike.

Përballë autorëve të emisionit, Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni, ai tregoi se si iku nga Kosova, kush e ndihmoi të bëjë pasuri dhe pse shkoi në Rusi?

Sa është pasuria e tij? Kush i ndihmoi ta bëjë këtë pasuri? Pse shkoi në Rusi? Cfarë raportesh ka pasur me Boris Jelcinin? Si ndodhi që ai u gjend në saunë me Presidentin Clinton? Kur edhe si e ka njohur Vladimir Putinin? Pse Rugova nuk pranoi të takohej me Millosheviqin në takimin e aranzhuar nga Pacolli? Cfare mesazhi ka ai për Veton Surroin? A do të bëhet Hashim Thaçi President i Kosovës? Kënd do ta sjell ai në AKR? A do të jetë edhe më tutje Mimoza Kusari pjesë e kësaj partie?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave i merrni sonte në videon e mëposhtme: