Home / Politika / Pacolli: Këmbëngulë që autostrada të kaloj nëpër Anamoravë
akr_gjilani

Pacolli: Këmbëngulë që autostrada të kaloj nëpër Anamoravë

Presidenti i Aleancës Kosova e Re,  Behgjet Pacolli para simpatizantëve dhe anëtarësisë nga dy lagjet e qytetit, atë të Qarkorës dhe të Rrugës Idriz Seferi,  ka porositur gjilanasit që mos të votojnë ata që tregojnë përralla dhe që kanë keqpërdorur dhe  abuzuar paranë publike.

Fillimisht tubimin e hapi Tefik Ibrahimi nënkryetar i AKR-së dega në Gjilan, i cili vjen nga këto lagje duke përshëndetur të pranishmit dhe prezencën e Presidentit të AKR-së, Behxhet Pacollin. Ibrahimi  në vazhdim përshkroi gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën gjendet vendi. Për të dalë nga kjo krizë ai përmendi shembullin Turqisë dhe shpëtimin e sajë, duke u shndriu një ndër vendet me shkallë më të lartë të zhvillimit ekonomik në botë. Daljen e vendit nga kriza në të cilën gjendet, ai e sheh pas 8 qershorit, kur në krye të qeverisë do të vijë presidenti i AKR-së Behxhet Pacolli.

akr_gjilan2

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli derisa ka marr pjesë në  tubimin e madh të dy lagjeve të qytetit në Gjilan ka folur për zhvillimet e fundit politike, problemin e autostradës, zhvillimin ekonomik, problemin e Kosovës Lindore, ndërtimin e një parku industrial të madh ekonomik për Gjilanin .

Pacolli duke kërkuar nga gjilanasit që të votojnë për AKR tha se ky subjekt politik i ka kandidatët më të mirë të mundshëm.”AKR kësaj radhe është ndryshe sepse ka një ofertë të sinqertë, transparente dhe ka një ofertë praktike. Ne nuk kemi ofertë boshe ashtu siç premtojnë të tjerët “ tha Pacolli.

“AKR ka një bagazh të shkëlqyeshëm sepse ne asnjëherë nuk kemi gabuar, AKR asnjëherë nuk e ka gënjyer qytetarin dhe tani ne u kërkojmë votën faqebardhë. Vetëm AKR është e aftë dhe ka kuadro që të implementojë projektin ekonomik për Kosovën i cili regjeneron vende të reja të punës dhe e zhvillon Kosovën. Edhe ata që po e kopjojnë dobët projektin tonë që e kishim nga viti 2007 nuk kanë bëra asgjë për këtë vend”, tha Pacolli.

Pacolli duke ironizuar bashkëpunëtorin e tij nga Mitrovica,  “se këta që kopjojnë të tjerët s`kanë qenë në gjendje as një kotec të pulave ta ndërtojnë e lëre më ta zhvillojnë Kosovën”. Mandej vazhdoi ”Fatkeqësisht ne kishim një Parlament të papërgjegjshëm, por tani gjërat do të ndryshojnë. AKR ka ditur ta ndryshojë pozitivisht situatën në Gjakovë e Mitrovicë. Unë isha ithtar i një Kosove të hapur ekonomikisht dhe edhe në Parlamentin e Shqipërisë kur isha president fola për bashkimin ekonomik kombëtar dhe kjo ide tani po bëhet realitet. Në mes të Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhet të ketë barriera duke mos e harruar as integrimin e Kosovës Lindore”.

Pacolli ndërkaq duke folur rreth autostradës Prishtinë – Shkup tha se aktualisht ka stopuar këto zhvillime sepse nuk është pajtuar që autostrada të shkojë andej.”Autostrada e Shkupit e dëmton Anamoravën dhe autostradën e Kombit. Unë jam i sigurt se me AKR autostrada e Shkupit do të ndërrojë në Ferizaj dhe do të vije në Gjilan e do të vazhdoj në drejtim të Dheut të bardhë, duke lidhur edhe Kosovën Lindore”.

Pacolli ndërkaq duke folur për zonat ekonomike tha se Gjilani do ta ketë parkun më të madh industrial ekonomik. ”Ju lus që vota e juaj kësaj here mos të shkojë në llogari të atyre partive që janë të zhytura në krim e korrupsion. Mos e jepni votën për at që tërë kohën e mashtruan qytetarin. Gjilani  dhe Anamorava me AKR do të jetë ndryshe. Nuk e kemi luksin që tani të qojmë dëm votën tonë të shenjtë. Mos i votoni ato parti që ju tregojnë përralla” tha Pacolli.

Në fund të gjithë kandidatët nga  komuna e Gjilanit u prezantuan mandej duke premtuar dhe duke dhënë  mesazhet e tyre për qytetarët e Gjilanit. /RadioRINIA/

 

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,