Home / Lajme / Pacolli në Gjilan: AKR synon zhvillimin ekonomik të Gjilanit dhe tërë Kosovës
pacolli_gjilan

Pacolli në Gjilan: AKR synon zhvillimin ekonomik të Gjilanit dhe tërë Kosovës

Në prani të një numri të madh të qytetarëve, Dega e Aleancës Kosova e Re (AKR), në Gjilan, dje përmes një ceremonie solemne, ka përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet Lokale në këtë Komunë.

Presidenti i AKR-së Behgjet Paciolli në fjalimin e tij para qindra qytetarëve tha se AKR-së në Gjilan është dhe do të mbetet e madhe si asnjëherë më parë.

“AKR-ja dhe unë, presidenti i partisë e falënderojmë çdo simpatizantë, anëtarë, aktivistë, nëndegë, kryesi dhe shtabin zgjedhor për të gjithë e punën e bërë deri më tani. Kjo po shihet qartë me prezencën në sallë, dhe energjinë pozitive që keni dhe që po e jepni vazhdimisht”, ka thënë Pacolli.

Sipas tij, AKR përmes kandidatëve të saj do të jetë fuqishëm e përfaqësuar në Kuvendin Komunal të Gjilanit ku do të kontribuoj në të gjitha aspektet. “Me kandidatë tanë Gjilanit do t’i sjellim të ardhme tjetër qytetit dhe qytetarëve”, ka thënë Pacolli.

Vana Jerliu-Ramadani, shefja e shtabit të AKR-së në Gjilan, tha se AKR-ja gjithmonë ka qenë parti e hapur për të gjithë. AKR në këto zgjedhje ka përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm në shoqërinë tonë se partitë tjera, duke ju dhënë mundësinë dy femrave gjilanase të udhëheqin këtë proces zgjedhor.

“Ne dallojmë nga tjerët, sepse, tek ne i jepet mundësia çdo anëtari të thotë mendimin e tij, respektohet fjala dhe kontributi pa u diskriminuar dhe paragjykuar vlerat e tij. Mua, më është dhënë mundësia që të kontribuoj për vendin tim, për mes AKR-së që nga Amerika e largët. AKR dëshmojë që i ka dyert e hapur për bashkatdhetarë, edhe pse me vite nuk kamë jetuar në Kosovë, ku i jam falënderues AKR-së dhe themeluesit të AKR-së presidentit Behgjet Pacolli”, ka thënë ajo.

Ndërkaq bartësja e listës së AKR-së në Gjilan, Vjollca Matoshi tha se vetëdija e qytetareve te Gjilanit për të mirën e përbashkët tashmë është rritur dhe se kjo dëshmohet nga përkrahja e madhe e qytetarëve të Komunës së Gjilanit për vizionin e Aleancës Kosova e Re dhe Presidentit Behgjet Pacolli.

Përndryshe, të pranishëm në tubim krahas, të parit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ishin edhe ministrja Albena Reshitaj, zëvendësministra nga radhët e AKR-së dhe anëtarë nga strukturat e larta të AKR-së.

Sponsorizuar nga AKR.

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,