Home / Politika / Pacolli: Premton 40 mijë vende pune në vit
DSCI2148

Pacolli: Premton 40 mijë vende pune në vit

Gjilan – AKR ka mbajtur tubimin përmbyllës në Gjilan, në të cilin kreu i këtij subjekti politik Behgjet Pacolli, tha se është borxhli i Gjilanit, por rrezet po shndrisin mbi Gjilan.

“Sollëm investitorë nga Japonia, por Mitrovica nuk i ka pesë hektarë tokë. Investitori u kërcënua për dorëheqje e m’u desh t’ia jap tokën time. Vumë gurthemelin dhe erdhën inspektorët t’a prishin”, tha Pacolli, që i tha kryetarit të Prishtinës të merret me ujin e njerëzit të mos lahen  me lekë e me tas. Edhe për Lutfi Hazirin, tha se na përzuri nga salla e teatrit, andaj ka thënë se “Luta shumë shpejt do të kërkojë falje te Behgjet Pacolli”.

akr_gjilan-1

Pacolli, tha se programi i tyre po kopjohet nga të tjerët edhe atë po kopjohet keq. Ai ka thënë se mbi 50 përqind të njohjeve i ka sjellë AKR-ja, se në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik krijuan tregun e përbashkët, ndërtimin e termocentralit dhe shumë të arritura të tjera.akr_gjilan_2014

“Nuk patëm kohë të shkojmë deri në fund, por sërish do të udhëheqim lokomotivën e do të qeverisim me Kosovën”, ka thënë Behgjet Pacolli, që ka garantuar rritje ekonomike 10 përqind në vit, 40 mijë vende pune në vit, të hyra buxhetore më të mëdha, të hyra për kokë banori e shumë të arritura të tjera.

“Ju garantoj se në verën e 2015 do të udhëtoni pa viza në perëndim”, ka thënë Pacolli,  i bindur në fitoren e AKR-së.

“Ata që nuk kanë as kotec të pulave nuk mund t’a ndërtojnë Kosovën”, tha Pacolli.

Agim Rexhepi, koordinator i degës së AKR-së në Gjilan, ka thënë se është nevoja që të ecim përpara krahas vendeve të zhvilluara, kërkesë për zhvillim ekonomik e njeriu që ka treguar rezultate në këtë fushë është presidenti Behgjet Pacolli, të cilit Gjilani po i thotë “po”. Tefik Ibrahimi, Merita Hyseni, Ismet Hajdini, Ismail Seyfettin, Izeir Hyda, kandidatë për deputetë kanë shpalosur mesazhet e tyre, duke kërkuar votën për AKR-në. /RadioRINIA/

 

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,