Home / Politika / Pacolli: Turp i madh!
Pacolli_20161

Pacolli: Turp i madh!

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shprehur shqetësimin lidhur me ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, si dhe për atë çka ngjau më 28 nëntor.

“Jam tejet i shqetësuar në lidhje me ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, por edhe me ngjarjet e 28-nëntorit. Një ditë që duhej të ishte një ditë feste për të gjithë. Jemi në prag të ardhjes së sekretarit amerikan i Shtetit, z. John Kerry, në Kosovë, dhe ajo që po ndodh në vendin tonë është një turp i madh i krijuar nga Qeveria por edhe nga Opozita, e cila po vazhdon me bllokadën e saj.
Liderët politikë duhet të mendojnë seriozisht a janë duke vepruar në interes të popullit! Kosova është një vend i vogël me shumë probleme të tjera, nuk na duhet edhe kjo!”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /RadioRINIA/