Home / Politika / Pajaziti: Merr mbështetjen e disa miqve nga KRU “Hidromorava”
zenun pajaziti - hidromorava

Pajaziti: Merr mbështetjen e disa miqve nga KRU “Hidromorava”

Gjilan – Në vazhdën e takimeve sot jem takuar me disa punëtorë të KRU “Hidromorava”, të cilëve u kam prezantuar MISIONIN E RI dhe programin e PDK-së, i cili është mirëpritur, duke uruar që edhe më tutje PDK të vazhdoj kujdesin për shoqërinë Kosovare, ngase përditë janë duke u krijuar lehtësira të mëdha për ta.

“Gjatë bashkëbisedimit me ta PDK dhe MISIONI I RI kam marrë mbështetje të fuqishme të ecim përpara për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit. Ekonomia e një vendi është suksesi i një qeverisje, ne me projektin Misioni i Ri, Fondi i Punësimit, investimet prej 1.5 miliard euro, investimeve në bujqësi prej 500 milion euro dhe krijimin e mbi 200 mijë vendeve të reja të punës, tregon sinqeritetin dhe vendosmërinë që ka kryeministri Thaçi për zhvillim dhe ndërtim të vendit”, ka thënë ai duke shtuar se premtimet e dhëna deri më tani nga PDK janë vendime të qeverisë të cilat janë zbatuar me përpikëri.

Ndërsa punëtorët e kësaj ndërmarrjeje janë shprehur falënderues për lehtësirat dhe investimet shumë të mëdha që janë bërë gjithandej Kosovës duke thënë se është oferta më serioze për të gjitha zgjedhjet e mbajtura deri më tani.

“Ne përherë kujtojmë investimet dhe vendimet si ngritja e pagave, lehtësirave për shkollimin e fëmijëve dhe studentëve tanë, investimit në infrastrukturë, por edhe shumë investime në bujqësi, shëndetësi, investime në infrastrukturë publike dhe shumë investime të tjera”, kanë thënë ata ndër të tjerash. /RadioRINIA/