Home / Politika / Pajaziti: Të gjithë partitë të dielën kanë numrin 58
Zenun Pajaziti v

Pajaziti: Të gjithë partitë të dielën kanë numrin 58

Gjilan – Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti, gjatë takimeve elektorale sot gjatë ditës është takuar me qytetarë të qendrës së qytetit duke prezantuar programin e PDK-së, MISIONI I RI.

Në ditën e diel në fletëvotimin tuaj keni numrin 58, ky numër është interesi qytetarë, është zhvillimi, ndërtimi dhe integrimi i vendit, të cilin ju mund ta votoni, e që ky numër do të jetë në realitet votimi për vetën tuaj.  

Ai me tej ka thënë se numri 58 përfshinë interesin e qytetarëve përtej aktivistëve, PDK dhe MISIONI I RI është zhvillimi dhe ndërtimi i vërtetë i shtetit, është mundësia më e mire që i ofrohet qytetarëve me krijimin e mbi 200 mijë vendeve të reja të punës, është program që i përfshinë të gjithë grupmoshat e qytetarëve tanë.

“E diela e tetë qershorit do të jetë dita më e gëzuar për qytetarët e Gjilanit dhe gjithë Kosovës, sepse atë ditë do të fitojë PDK, do të fitojë kryeministri Thaçi dhe MISIONI I RI. Thaçi është bartësi i vargut të listës së PDK-së, është bartësi i proceseve më të rëndësishme të vendit.

Bashkë me ju dhe nën udhëheqjen e liderit, Hashim Thaçi, Kosova do të ketë një zhvillim të hovshëm ekonomik, do të fitojë liberalizimin e vizave, integrimin dhe fuqizimin e shtetit në raport ndërkombëtar. /RadioRINIA/