Home / Lajme / Parashikimi i motit për këtë javë
nature-2537834_960_720-650x358

Parashikimi i motit për këtë javë

Gjatë pesë ditëve te ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët.
Në këtë gjendje meteorologjike sipas IHK-se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen nga 8-16 gradë Celsius.

Temperaturat e larta 16 C do të jenë vetëm ditën e hënë dhe në pjesën e parë të ditës së martë, ku pastaj maksimalet do të ulën nën 10C .

Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit dhe më tej nga verilindja, shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s./RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,