Home / Politika / PD: themelon nëndegë në Kravaricë të Gjilanit
pd_kravarice

PD: themelon nëndegë në Kravaricë të Gjilanit

Gjilan – Partia e Drejtësisë ka themeluar nëndegë edhe në fshatin Kravaricë të Komunës së Gjilanit, me ç’rast 27 delegatët e pranishëm për kryetare të kësaj nëndege zgjodh Lendita Zenelin.

Me këtë rast kryetarja e Degës së PD-së në Gjilan, dr. Selvete Shurdhani, potencoi se kjo parti dita-ditës po rritet dhe fuqizohet në këtë pjesë. Sipas saj, fakti për rritjen e PD-së në këtë rajon është edhe themelimi i nëndegës në këtë fshat.

Nënkryetari i PD-së, Jeton Svirca, falënderoi kryetaren Shurdhani për angazhimin e tyre në shtrirjen e PD-së në këtë pjesë. Svirca siguroi banorët e Kravaricës, por edhe të mbarë Anamoravës se nëse PD-ja vjen në pushtet, do të angazhohet për një jetë sa më të mirë të tyre, duke iu ofruar një qeverisje të drejtë.

Kryetarja e porsazgjedhur e kësaj nëndege, Lendita Zeneli, para të pranishmëve u zotua se do të angazhohet që banorët e këtij fshati të kenë një jetë më të mirë, duke iu përgjigjur kërkesave të tyre. /RadioRINIA/