Home / Politika / PDK: Dinjiteti i qytetarëve gjilanas, nuk ri-kthehet me mashtrime
pdk_gjilan_gjilan16

PDK: Dinjiteti i qytetarëve gjilanas, nuk ri-kthehet me mashtrime

Gjilanasit nuk e mbajnë në mend Lutfi Hazirin për ndonjë punë të hajrit, pos për sherret që ia ka sjell ai qytetarëve të Gjilanit dhe të Anamoravës.

Asnjë mandat i tij qeverisës nuk ka kaluar pa i sjellë nga një të keqe të madhe qytetarëve të Gjilanit. Ndaj, lutemi që, kaosi urbanistik, shkatërrimi i qytetit nga ndërtimet e egra, pa leje, të jetë e keqja e tije e fundit.

Kështu thuhet në një reagim të degës së PDK-së n ëGjilan, për tu shtuar se gjilanasi nuk mund të mashtrohet tutje nga një kryetar si Lutfi Haziri, i cili, ia humbi dinjitetin atëherë kur ai ua copëtoi rëndë tokën e bukës, përmes decentralizimit të tij, për të vazhduar prapë me rrënimin e fabrikës së bukës, sëpari duke i falë arat e bukës, ndërsa tani po e rrënon hambarin e bukës. Ani se kanë kaluar 14 vite nga tërmeti që e pati godite rajonin e Gjilanit, qytetarët akom s’i kanë harruar abuzimet e shumta të qeverisjes së z. Haziri, me fondin e qeverisë për sanimin e pasojave të tërmetit, në kurriz të fatkeqësisë se tyre.

“Dinjiteti i gjilanasit ka humbur, sepse kryetari i tyre ende po flet për autostradë, përderisa kolegët e tij po i përfundojnë ato nëpër komunat e tyre. Dinjiteti i gjilanasit ka humbur atëherë kur ata e kishin përfaqësuesin e tyre, Lutfi Hazirin zëvendës Kryeministër të Republikës së Kosovës (njeriun e dytë në qeveri) dhe atëherë kur buxhetit të Kosovës i tepronin nga 200 milion euro suficit, ndërsa ai për inate politike i bllokonte investimet në komunën e tij”, thuhet në reagimi ne PDK-së së Gjilanit.

Më tej në reagim potencohet se dinjiteti i qytetarit të Gjilanit është i humbur sepse ende mungon lëvizja e lirë dhe normale më Kumanovën, Preshevën dhe me vendbanimet tjera shqiptare, ngaqë Lutfi Haziri për 17 vite ende flet, premton dhe mashtron për hapjen e pikës kufitare në Stançiq, për rrugën Zhegër-Kumanovë. Ndërsa, në anën tjetër, kolegët e tij partiak kanë hapur nga dy e katër pika kufitare nëpër komunat e tyre, për t’ia lehtësuar qytetarëve të tyre lëvizjen e lirë. Dinjiteti i qytetarit nuk kthehet me harrnime të rrugëve dhe me dhjetëra “stoma” sikurse në Graçanicë.

“Mbi 12 vite kohë pritje nga premtimi juaj për ta harrnuar, përmes projektit të mirëmbajtjes, rrugën Malishevë-Uglarë-Pogragjë dhe nuk ishit në gjendje ta bënit as zgjerimin për një metër të kësaj rruge, për ta bërë rrugë të kategorisë regjionale dhe për ta zgjidhur problemin ashtu siç do të duhej, të cilin, fundja, ju e kishit premtuar para më shume se një dekade. Ju z.kryetar, vazhdoni me sloganin e “punëve të hajrit”, se edhe ashtu pak kush ju beson, ama të lutemi që së paku mos i shkakto dëme edhe më qytetarëve tanë, edhe për një vit të mandatit tuaj, të fundit, që ju ka mbetur në këtë stërkeq qeverisje tuaj. Qytetarët tanë nuk meritojnë këtë që ju u keni ofruar”, vazhdon reagimi PDK-së së Gjilanit.

Sipas PDK-së, qytetarët e Gjilanit, po kërkojnë rikthimin e dinjitetit nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila për 7 vite të qeverisjes, I trajtoi me dinjitet në zhvillim të infrastrukturës, në zhvillim ekonomik, në shëndetësi, në arsim, në rini, në kulturë dhe në mirëqenie sociale. “Qytetarët gjilanas, me të drejtë presin rikthimin e PDK-së, sepse meritueshëm kanë përjetuar edhe hapjen e Universitetit të Gjilanit, hapjen e shkollave të reja, hapjen e çerdheve për fëmijë, hapjen e sallave të sporteve, ndërtimin e rrugëve regjionale, ndriçimin publik, ruajtjen e fabrikave të prodhimit dhe ndërtimin e fabrikave të reja, sjelljen e investimeve të huaja, ngritjen e cilësisë dhe disiplinës në arsim dhe administratë, rendin urbanistik, rritjen e punësimit, etj. Prandaj, ne do të vijmë..! “, përfundon reagimi i Degës së PDK-së në Gjilan. /2L ONLINE/