Home / Politika / PDK: do të vazhdojmë ofrimin e lehtësirave fiskale
pdk_gjilan

PDK: do të vazhdojmë ofrimin e lehtësirave fiskale

Gjilan – Me qeverisjen e PDK do të vazhdohet fuqishëm me reformat për të bërit biznes Kandidatët e PDK-së për deputet Qemajl Mustafa, Sabedin Kadriu, Salihe Mustafa, Florina Zymberi dhe Laninota Demi, sot gjatë vizitës së bërë bizneseve prodhuese të Gjilanit, prezantuan vizionin e tyre për të vazhduar fuqishëm me reformat për përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

Në këtë frymë, qëllimet strategjike do të jenë në përforcimin e mëtejshëm të kornizës legjislative për krijimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha, në mënyrë që të jenë konkurente në tregjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Gjithashtu, krijimi parakushteve për nxitjen të krijimit të ndërmarrjeve start-up dhe atyre me qasje inovative, do të shërbejë si stimulim për krijimin e vendeve të reja të punës. Në këtë kontekst, skema e granteve nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme ka filluar të implementohet në bashkëpunim me donatorët përkatës, projekt i cili promovon mbështetjen për sektorin privat. Ky orientim do të vazhdojë me intensitet më të lartë edhe gjatë mandatit të ardhshëm.

Disa nga bizneset prodhuese të cilëve iu prezentua programi i PDK-së, si Askfood, Moea dhe Konsoni, shprehen falenderimin për mbështetjen e projekteve investuese të financuara nga Qeveria e Kosovës dhe grantet e Bashkimit Evropian, sepse kjo na ka fuqizuar në rritjen e kapaciteteve tona afariste. Ndëra firmës prodhuese të tekstilit Tekom, iu prezantua mundësia e aplikimit në fondin për punësim dhe zhvillim prej 1,5 miliard euro, i cili mund të jetë përfitues për të zgjeruar kapacitetet prodhuese të saj.

Komuna e Gjilanit viteve të fundit ka krijuar klimën më të mirë për të bërit biznes, e vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare, këto suksese janë arritur në bashkëpunim edhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Këto zhvillime pozitive do avancohen edhe më tutje me realizimin e programit dhe fondit të punësimit.

Ndërsa për periudhën e ardhshme 2014-2018 fokusi do të jetë në: shfrytëzimin e rritjes së tregut si rrjedhojë e implementimit të Marrëveshjes së stabilizim asociimit, për promovim të investimeve strategjike në ekonomi, do të realizohen studimet për përparësitë konkurruese në sektorë të caktuar të ekonomisë dhe do të implementohen masa stimuluese në këta sektorë, në pērgaditjen dhe zbatimin e trajnimeve profesionale të fuqisë punëtore në të gjitha sektorët, regjionet dhe ndërmarrjet me potencial konkurues, do të vazhdojmë ofrimin e lehtësirave fiskale dhe financiare për çdo investim në hulumtim dhe zhvillim si dhe në produkte inovative dhe atyre me potencial për eksport, do të vazhdojmë të fuqizojmë dialogun Publiko-Privat, etj.

Bizneset prodhuese dhe të sektorëve tjerë do të jenë përfitues të mëdhenjë nga fondi për punësim dhe zhvillim, sepse programi i misionit të ri, do të krijojë mekanizmin adekuat për të ofruar mbështetje profesionale të gjitha bizneseve për të përgaditur aplikacionet e tyre në këtë fond dhe program të zhvillimit ekonomik, Zyra për informim e PDK- së, Mimoza Shkodra- Bislimi. /RadioRINIA/