Home / Politika / PDK ne Gjilan i dërgon 12 emra për deputet në qendër
Mimoza_Shkodra

PDK ne Gjilan i dërgon 12 emra për deputet në qendër

Gjilan – Sami Hoxha koordinator i degës së PDK-së në Gjilan tha se në takimin e fundit që është mbajtur në PDK është përpiluar një listë prej 12 emrave të propozuar për deputet.

Në këtë listë janë Florina Zymberi, Gani Neziri, Zenun Pajaziti, Ejup Qerimi, Sabedin Kadriu, Sami Hoxha, Salihe Mustafa, Qemajl Mustafa, Bajram Isufi, Juksel Gjinoli, Leonora Bunjaku dhe Shukrije Rapuca.

Dega e PDK-së në Gjilan ka vendosur për emrat e mundshëm për kandidat për deputet nga ky qytet. Në takimin e fundit kryesia e degës së PDK-së ka përpiluar një listë prej 12 vetave që do të dërgohet për shqyrtim kryesisë qendrore.

Sami Hoxha koordinator i degës së PDK-së në Gjilan ka konfirmuar se në këtë listë janë 12 emra dhe është një listë shumë premtuese. Hoxha tha se emrat që i janë dërguar kryesisë qendrore janë : Florina Zymberi, Gani Neziri, Zenun Pajaziti, Ejup Qerimi, Sabedin Kadriu, Sami Hoxha, Salihe Mustafa, Qemajl Mustafa, Bajram Isufi, Juksel Gjinoli, Leonora Bunjaku dhe Shukrije Rapuca.

Hoxha tha se është një listë e mirë dhe shumë premtuese dhe se këtu nuk ka humbës sepse 12 emra shkojnë në kryesinë qendrore e cila është përgjegjëse për të vendosur pastaj.

Hoxha ndërkaq tha se Izmi Zeka nuk ka kandiduar fare pasiqë nuk ka shprehur interesim. /RadioRINIA/