Home / Politika / PDK i ofron LDK-së kryeparlamentarin dhe presidentin
thaqi

PDK i ofron LDK-së kryeparlamentarin dhe presidentin

Për ditë me radhë figura të rëndësishme të Partisë Demokratike të Kosovës kanë deklaruar se për këtë subjekt politik koalicioni më i përshtatshëm qeverisës është një koalicion i gjerë me Lidhjen Demokratike të Kosovës 

Sipas tyre një aleancë e tillë qeverisëse tashmë është dëshmuar funksionale në të kaluarën dhe do të mundësonte mjaftueshëm stabilitet për t’i bërë ballë sfidave të mëdha me të cilat do të përballet Kosova në vitet e ardhshme.

Nga ana tjetër janë dëgjuar zëra të ndryshëm kritik nga brenda LDK-së të cilat koalicionin opozitar e shohin si një manovër të liderit Mustafa për të mbijetuar politikisht si lider i partisë e për të shmangur dorëheqjen e premtuar për dështimin elektoral.

Burime të Indeksonline brenda PDK-së thonë se Hashimi Thaçi ka bërë tashmë oferta konkrete ndaj LDK-së për ta ndarë qeverinë në mënyrë të ngjashme me koalicionin e krijuar në vitet 2008-2010.

Përpos kësaj mësohet se I ka ofruar LDK-së të mbaj dy nga tre pozicionet më të rëndësishme të shtetit me shpresën se kështu LDK-ja do ketë përfitim më të madh sesa prej pjesëmarrjes në koalicionin opozitar ku pushteti do të ndahet mes katër partive. Bëhet fjalë për postin e Presidentit të Republikës e Kosovës për një përfaqësues të LDK-së kur të përmbyllet mandati i Presidentes Jahjaga pas dy vitesh.

Deri atëherë PDK ka ofruar gjithashtu që LDK të mbaj postin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ka propozuar që nëse LDK hyn në marrëveshje me PDK-në, kryetari i zgjedhur nga partia më e madhe pra PDK-ja, të jap dorëheqjen, dhe PDK si partia e parë të propozoj një kandidat të LDK-së për kryetar të ri./RadioRINIA/