Home / Politika / PDK-ja dhe Beogradi zvarrisin qëllimshëm formimin e institucioneve
lvv-ks

PDK-ja dhe Beogradi zvarrisin qëllimshëm formimin e institucioneve

Në një përpjekje për krijimin e mekanizmave institucionalë paralelë, PDK-ja e pashpresë ndërmori edhe hapin e fundit për pengimin e krijimit të institucioneve: së bashku me Listën Serbe e shtynë për një javë seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ne jemi të bindur që veprimi i znj. Brovina nuk ishte vendim i saj personal, por një strategji e qartë partiake. Jemi thellësisht të pakënaqur që znj.Brovina dhe PDK-ja iu nënshtruan një kërkese fare të paarsyeshme të Listës Serbe. Nuk ka pasur kurrfarë justifikimi për shtyrjen e një seance edhe ashtu tejet të vonuar vetëm e vetëm pse Thaçi nuk dëshiron ta lëshojë pushtetin.

Lëvizja VETËVENDOSJE! vlerëson se shtyrja e seancës ishte e qëllimshme dhe e nxitur drejtpërdrejt nga partia e Kryeministrit të shkuar e cila nuk po lë gur pa lëvizur në funksion të evitimit të ngjarjes e cila do ta shpallte fillimin e humbjes përfundimtare të krimit të organizuar në Kosovë. Në fakt, kjo nxitje e PDK-së u parapri nga urdhri publik nga Beogradi mbi atë se si duhet të duket Qeveria e ardhshme e Kosovës. Mirëpo, Serbia nuk mund të vendos për përbërjen e Qeverisë së Kosovës dhe kohën e formimit të institucioneve të Republikës sonë.

Qytetarët e Kosovës me padurim e kanë pritur dhe e presin krijimin sa më të shpejtë të institucioneve. Kjo është një e drejtë elementare e qytetarëve si dhe obligim i të zgjedhurve. Përveç kësaj, edhe faktorët ndërkombëtarë e kanë kërkuar me ngulm krijimin sa më të shpejtë të institucioneve. Bile edhe opozita e ardhshme e Kuvendit, PDK-ja, u deklarua para dy ditësh se shtyrja e seancës është plotësisht e panevojshme. Kurse sot u vërtetua edhe një herë se është pikërisht ky subjekt politik që po i bën të gjitha drejt zvarritjes sepse nuk po dëshiron të përballet me të vërtetën e numrave të demokracisë në ditën e themelimit të Kuvendit.

PDK duhet të sprapset nga uzurpimi i shtetit. Dhe, dakordimi i të gjitha subjekteve politike shqiptare duhet t’i japë fund kapjes së shtetit. Për këtë gjë ka nevojë Kosova. Këtë e presin qytetarët tanë.  Thuhet ne reagimin e Lëvizja VETËVENDOSJE. /RadioRINIA/

 

 

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,