Home / Politika / PDK: Komuna e Gjilanit nuk zbaton vendimin e Qeverisë për uljen e TVSH-së
PDK-gjilan

PDK: Komuna e Gjilanit nuk zbaton vendimin e Qeverisë për uljen e TVSH-së

Gjilan – Komuna e Gjilanit nuk zbaton vendimin e Qeverisë mbi uljen e TVSH-së. Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për përshkallëzimin e TVSH-së nga data 01 Shtator të vitit 2015 për produktet esenciale që kanë të bëjnë direkt në ndikimin e shportës së qytetarëve, e në këtë rast edhe në tarifat e shërbimeve ndaj qytetarëve siç janë mbeturinat e shërbimet tjera, Komuna e Gjilanit nuk zbaton këtë vendim, thuhet në një reagim të degës së PDK-së në Gjilan.

Dega e PDK-së në Gjilan, konsideron se me vendimin e qeverisë mbi përshkallëzimin e TVSH-së nga 16% në 8 %, nuk po përfitojnë qytetarët e Gjilanit dhe të Anamoravës. Tarifa e amvisërisë për mbeturina para vendimit të Qeverisë ishte 5 €, por edhe tani pas zbritjes së TVSH-së në 8%, prapë është I njëjti çmim.

Të gjitha Kompanitë e mbeturinave në nivel të Kosovës kanë respektuar këtë vendim, e që tarifën e realizojnë në 4.70 cent, përpos Kompanisë “EcoHigjiena” në Gjilan që nuk respekton, e që po vazhdon tarifën e mëhershme, duke shkelur vendimin e Qeverisë.

Po ashtu duhet kujtuar edhe tarifat tek bizneset, të cilat tarifa janë të njejta përkundër zbritjes së TVSH-së. pra, Komuna e Gjilanit përpos që nuk po përkujdeset për mirëqenien e qytetarëve, ajo edhe nuk po insiston nga Kompania “EcoHigjiena” që të zbatoj edhe këtë vendim që është në të mirë të qytetarëve. Me të drejtë mund të shtrohet pyetja; a thua qytetarët e Gjilanit a nuk janë pjesë e Kosovës.

Prandaj, Komuna e Gjilanit, urgjentisht duhet të zbatoj vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e TVSH-së, përfundon reagimi i Degës së PDK-së në Gjilan. /RAdioRINIA/