Home / Fushata Zgjedhore / PDK në Gjilan uron Republikën e Shqipërisë
pdk-gjilan

PDK në Gjilan uron Republikën e Shqipërisë

Gjilan – Kryesia e Degës së PDK-së në Gjilan uron Republikën e Shqipërisë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian, respektivisht uron gjithë popullin shqiptarë për këtë arritje që vërtet është historike jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve shtetëror.

Të nderuar krerë të udhëheqjes shqiptare, i nderuar president z.Nishani, i nderuar kryeministër z.Rama, i nderuar kryetar i Kuvendit z.Meta, përmes jush dëshirojmë të shprehim urimin e kryesisë së Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, duke ndarë së bashku me ju gëzimin për vendimin e ministrave që është marrë sot në Bruksel, e që është rrugë e sigurt drejt rrugëtimit drejt zhvillimit, ndërtimit dhe tash integrimit të vendit atje ku edhe e ka merituar.

Statusi i kandidatit për shtetin shqiptarë është edhe një obligim shtesë që të punohet edhe më shumë në plotësimin e standardeve shtesë për të cilat jeni duke punuar me përkushtim të madh. Ndërtim, zhvillimi, sundimi i ligjit dhe hapat tjerë që janë marrë nga qeveria Rama, janë dëshmia më e mirë se si duhet të ecet fuqishëm  drejt integrimeve.

Ndjehemi krenar me arritjet e bëra në Shqipëri, gëzimit tuaj i bashkohemi edhe ne në Gjilan së bashku me kryesinë e Degës së PDK-së, me anëtarët dhe gjithë simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan,  thuhet ne urimin e deges së PDK-së ne Gjilan. /RadioRINIA/