Home / Politika / PDK: Nuk i njeh këto vendime që dolën nga një proces antiligjor dhe antikushtetues
enver_hoxha

PDK: Nuk i njeh këto vendime që dolën nga një proces antiligjor dhe antikushtetues

Prishtinë – Në nje Deklaratë për medie të leshuar nga Partia Demokratike e Kosovës e dënon ashpër ngjarjen e sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku u tentua të uzurpohet institucioni më i lartë i shtetit.

Partitë politike humbëse të zgjedhjeve të 8 qershorit, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, si dhe në kundërshtim me vullnetin dhe verdiktin e qytetarëve të vendit, sot dhunuan institucionin më të lartë të vendit, duke e shndërruar atë në arenë të imponimit arbitrar të vendimeve të kundërligjshme.

Partia Demokratike e Kosovës, duke i konsideruar si krejtësisht të kundërligjshme dhe jovalide vendimet e marra nga uzurpatorët e seancës së sotme konstituive, shpreh qëndrimin e saj se nuk i njeh këto vendime që dolën nga një proces antiligjor, antidemokratik dhe antikushtetues.

Si partia politike më e madhe në vend e me besimin më të madh qytetar dhe në pajtim me filozofinë tonë politike shtetformuese dhe respektuese të institucioneve, Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhje me zhvillimet e sotme arbitrare në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të kërkuar rivënien e legalitetit dhe legjitimitetit në këtë institucion.

Ftojmë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të ruajnë qetësinë karshi këtyre zhvillimeve të pashembullta, duke e vendosur besimin e tyre në funksion demokratik dhe legal të institucioneve të Republikës së Kosovës. thuhet ne reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,