Home / Politika / PDK: Pushteti po kujdeset për “Turshia” të tenderëve dhe projekteve!
pdk_gjilan_kshilltaret

PDK: Pushteti po kujdeset për “Turshia” të tenderëve dhe projekteve!

Gjilan – Grupi i Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal Gjilan, pjesë e opozitës, ka kritikuar sërish pozitën në Gjilan, konkretisht zyrën e prokurimit, duke thënë se pushteti aktual n Gjilan gjatë këtij viti po kujdeset me kohë për “Turshia” të tenderëve, për të cilat po kujdeset mjaft mirë Zyra e Prokurimit, e cila në qeverisjen e LDK-së po “i krip” tenderët sipas shijes dhe nevojës që ka pushteti lokal.

Edhe pse koha e përshtatshme për realizimin e disa projekteve po përfundon, kjo nuk po është problem për pushtetin e LDK-së, sepse për ta është më interes që tenderët t’ia japin bizneseve të preferuara dhe nuk e kanë prioritet realizimin me kohë të projekteve, para se të futemi në dimër.

Grupi i Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal, kritikon qeverisjen lokale dhe zyrën e prokurimit, për tejzgjatje të procedurave, për disa tender të cilat po zgjasin edhe nga pesë muaj e më shumë, nga koha kur po shpallet njoftimi i tenderit e deri në momentin e nënshkrimit të kontratës me kompanitë përfituese, e të cilat po përzgjidhen sipas kurdisjes “profesionale” për ti shpërblyer kompanitë e preferuara të qeverisjes Haziri, të cilave po ua kthen borxhin për fushatën e financuar në zgjedhjet lokale. Andaj procedurat e disa tenderëve po vonohen aq shumë për shkak të kurdisjeve, sa që po mbetet veç të futen “Turshi” dhe tek pas dimrit të fillojë realizimi i projekteve të kontraktuara nga komuna.

‘Mirëpo planet e qeverisjes komunale nganjëherë po “ua prish”, Organi i Shqyrtimit të Prokurimit, i cili deri më tani ka marr dy vendime, në bazë të cilave ka konstatuar se janë bërë shkelje të procedurave ligjore nga zyra e prokurimit në Gjilan. Vendimi i fundit i OSHP-së nr. 240/14 ka anuluar tenderin e dhënë kompanisë “EL-BAU” për projektin “Ndërtimi i trotuarit nga shkolla fillore “Abaz Ajeti ”- Gjilan deri te shkolla fillore “Mulla Idrizi” në fshatin Velekincë”, në vlerë prej 133,241.08 euro, sepse Zyra e Prokurimit në Gjilan ia kishte dhënë kësaj kompanie me çmim më të shtrenjtë për 14,880,48 euro, duke e dëmtuar kompaninë shpk.”AREA”e cila ishte me çmim më të ulët prej 118,360.60 euro. Por e cila tani me vendimin e OSHP-së e ka fituar këtë tender për këtë projekt< thuhet tutje në reagimin të PDK-së.

Sipas Riad Rashitit, anëtar i Kuvendit Komunal, këto shkelje të ligjit të prokurimit janë pjesë e vazhdueshme e kësaj qeverisje lokale, të cilat po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në vonesa të jashtëzakonshme dhe të pa arsyeshme për implementimin e projekteve të planifikuar. Deri më tani janë konstatuar edhe raste të tjera, kur janë bërë shkelje procedura dhe ligjit të prokurimit, nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta të zyrtarëve komunal, si dhe nga ana e vet kryetarit të komunës, ndaj të cilit edhe OSHP i është drejtuar atij me urdhëresë, për të respektuar procedurat dhe ligjin e prokurimit, e jo të ndërhyjë vet kryetari jashtë kompetencave të tij dhe në kundërshtim me ligjin e Prokurimit për të anuluar tender dhe për të mos nënshkruar një kontratë për shërbime si rasti i DDD në vlerë prej 160 mijë euro.

pdk_gjilan_2014

Sipas Rashitit, përmes kësaj forme të menaxhimit të Prokurimit, po dëmtohet buxheti komunal edhe ashtu i varfër për qytetin e Gjilanit. Andaj ne kërkojmë nga kryetari i komunës, që vërtetë të merret me udhëheqjen e institucioneve të komunës dhe të mbrojë buxhetin komunal nga keq menaxhimi dhe nga keqpërdorimet e qëllimta për realizimin e interesave të caktuara. Dhe mos të lejojë që për këto interesa, të shpenzohen pa asnjë arsye 15 mijë euro më shumë vetëm për një projekt, sepse me këto para mund të paguhen të gjitha shpenzimet e ndriçimit publik, për një muaj në të gjithë qytetin dhe fshatrat e Gjilanit. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,