Home / Fushata Zgjedhore / PDK: Uron besimtarët mysliman me rastin e Fiter Bajramit
pdk_gjilan

PDK: Uron besimtarët mysliman me rastin e Fiter Bajramit

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ky muaj dhe kjo festë i bënë besimtarët të jenë solidarë dhe të ndihmojnë të gjitha ata që kanë nevojë, jetimët dhe skamnorët, në mënyrë që edhe ata të gëzohen në këtë festë të vacantë për besimtarët e fesë islame.

Jeta e një besimtari mysliman pasurohet nga një formë e veçantë e shprehjes së besimit dhe të shërbimit ndaj allahut, përmes muajit të Shenjtë të Ramazanit.

 Nesër është dita e parë e Fitër Bajramit, ndaj kemi kënaqësinë t’ju urojmë të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitës Bajramit me urimet dhe përgëzimet më të mira, duke e lutur krijuesin fuqiplotë që të ketë pranuar agjërimin të gjithë atyre të cilët e respektuan këtë muaj dhe adhurimet tona të cilat i kemi kryer vetëm për Zotin edhe gjatë këtij muajit të agjërimit dhe përkushtimit..

 Agjërimi i muajit të Ramazanit është një element kryesor që shprehë dashurinë ndaj Zotit, është ndriqim rrezatues, forcë e madhe e cila arriti t’i rezistojë cdo force negative dhe të kapërcejë çdo forcë tjetër. Urime festën e Fitër Bajramit lumturia, suksesi, shëndeti dhe paqja t’ju përcjellë në jetë me familjet e juaja dhe për të gjithë besimtarët myslimanë. Dega e PDK-së Gjilan. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,