Home / Politika / PDK: Vazhdojnë keqpërdorimet financiare në Komunën e Vitisë
pdk_viti-1

PDK: Vazhdojnë keqpërdorimet financiare në Komunën e Vitisë

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Viti, ka kritikuar pushtetin në ktë komunë përkatësisht kreun e kësaj komune për keqpërdorim me buxhetin.

Përmes një komunikate PDK-ja e Vitisë vlerëson se qeverisja Haliti ka vazhduar me keqpërdorime të detyrës zyrtare me ç’rast një pjesë e konsiderueshme e buxhetit komunal ka përfunduar tek militantët partiak të LDK- së.

Ja komunikata e plotë e Degës së PDK-së në Viti:

Qeverisja lokale “brilante” e z. Haliti, përveç abuzimeve tjera, karakterizohet edhe nga funksionimi i rrjetit klientelist, me ç’rast paraja e qytetarëve të Vitisë në vend se të përkthehet në standard më të mirë jetësor dhe hapësinor, si dhe në shërbime më të mira komunale, ajo shkon në xhepat e militantëve partiak të LDK- së dhe familjarëve të vet Kryetarit të Komunës.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Viti, shpreh papajtueshmërinë e saj të thellë me këtë dukuri tejet negative e cila dëmton direkt dhe seriozisht buxhetin e përbashkët të qytetarëve.

Shkelje të tilla në kontekstin juridik cilësohen si konflikt interesi dhe keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar. Mirëpo, edhe përkundër këtij fakti qeverisja Haliti ka vazhduar me keqpërdorime të detyrës zyrtare me ç’rast një pjesë e konsiderueshme e buxhetit komunal ka përfunduar tek militantët partiak të LDK- së.

Në këtë mënyrë z. Haliti jonormalitetin e ka shndërruar në normalitet. Ky jonormalitet në Komunën e Vitisë manifestohet përmes dhënies së tenderëve me të njohshëm. Janë vetëm militantët partiak të LDK- së dhe vet z. Haliti ata të cilët përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga taksat e qytetarëve të Vitisë.

Florent Limani, militant i LDK- së dhe financues i fushatës se Kryetarit Haliti, gjatë vitit 2015 nga buxheti i taksapaguesve vitias ka marrë tre tender:

1.Tenderin për meremetimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Viti, në vlerë prej 92,000 euro.
2.Tenderin për rregullimin e parkut të Pozheranit në vlerë prej 75,000 euro, dhe
3.Tenderin për Mirëmbajtjen e Shkollave në vlerë prej 70,000 euro.

Në ndërkohë Florent Emini ende vazhdon të marrë tender me të njohshëm duke shfrytëzuar lidhjet e tij me Kryetarin Haliti. Natyrisht, një gjë e tillë përveç që është abuzim me buxhetin e taksapaguesve vitias, në të njëjtën kohë paraqet edhe konflikt interesi duke qenë se familjarët e tij janë pjesë të ekzekutivit komunal.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Viti, është shumë mirënjohëse për informacionet të cilat po vijnë nga zyrtarët komunal dhe qytetarët, ashtu si edhe bizneset, të cilët pavarësisht bindjeve politike e partiake janë të vendosur për t’i shërbyer qytetarëve vitias me nderë dhe përgjegjësi. /RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,