Home / Politika / PDK: Vlreson lart punen e grupit të Këshilltarëve të saj
informate

PDK: Vlreson lart punen e grupit të Këshilltarëve të saj

Gjilan – Në takimin e mbajtur të kryesisë së PDK-së në Gjilan, Grupi i Këshilltarëve Komunal informoi anëtarët e kryesisë së degës, për angazhimin e tyre në punën e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Poashtu edhe anëtarët e komisioneve profesionale prezantuan punën e tyre në komisionet përkatëse, gjatë periudhës gjashtë mujore të këtij viti.

Gjatë takimit, grupi i Këshilltarëve Komunal prezantoi edhe planin e veprimit për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2014. Puna e deritanishme dhe plani i veprimit për të ardhmen , u vlerësua lartë nga ana e kryesisë së PDK-së në Gjilan.

Mbështetje të fuqishme për punën e tyre, i’u dha edhe nga përfaqësuesi i PDK-së në qendër Zenun Pajaziti, i cili tha “që grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së në Gjilan, është grupi më aktivë nga të gjitha grupet e Kuvendeve Komunale në nivel të Kosovës”. /RadioRINIA/