Home / Sport / Petit këshillon Barçën: Rabiot është zëvendësuesi i Iniestas
iniesta-rabiot-780x439

Petit këshillon Barçën: Rabiot është zëvendësuesi i Iniestas

Ish-mesfushori i Barcelonës, Emmanuel Petit, thotë se pasardhësi i Andres Iniestas është duke luajtur në Francë apo në saktë te Paris Saint-Germain, dhe ai është francezi Adrien Rabiot.

Petit ka rekomanduar klubin e tij të vjetër, Barcelonën, se Rabiot i PSG-së është si zëvendësim afatgjatë për spanjollin Iniesta.

“Ai gjithmonë merr iniciativën, madje para se të lëvizë. Në shumë mënyra ai më kujton Iniestan, edhe pse di se do të ketë njerëz që do të kërcejnë mbi mua pas këtyre deklaratave”, ka thënë fillimisht Petit.

Petit në kohën e tij te Barcelona

“Rabiot ka një mënyrë të ngjashme për të luajtur, sepse, mbi të gjitha, e bëjnë atë me shumë thjeshtësi, ai ende duhet të punojë për të qenë më konsistent dhe ende përpiqet ta thjeshtojë lojën e tij pak më shumë që mos ta lëndojnë atë”.

“Për momentin ai ka një diferencë të konsiderueshme progresi, duke pasur parasysh moshën e tij dhe mendoj se nëse vazhdon me këtë ritëm ai do të bëhet një nga më të mirët në pozitën e tij”, përfundoi ish-mesfushori francez.

Ndryshe mesfushori spanjoll ka vetëm edhe një vit kontratë me katalunasit dhe deri më tani kanë hasur në vështirësi sa i përket rinovimit. /RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,