Home / Politika / Politika e papërgjegjshme vonon liberalizimin
paViza1

Politika e papërgjegjshme vonon liberalizimin

Proceset integruese vendnumërojnë për shkak të ngërçit politik. Vihet në pikëpyetje edhe vlerësimi për procesin e MSA-së.

 Që nga shpërbërja e Kuvendit të Kosovës, apo mbajtja e zgjedhjeve të 8 qershorit, shumë procese të rëndësishme që i duhen vendit kanë stagnuar, si pasojë e ngërçit politik dhe mosmarrëveshjeve ndërmjet partive politike, gjegjësisht bllokut opozitar në njërën anë dhe PDK-së në anën tjetër, për formimin e institucioneve të reja.

Si pasojë e moskrijimit të institucioneve, tash e disa muaj shumë procese po konsiderohen si të dështuara, e në mesin e tyre janë procesi i përafrimit të vendit me Bashkimin Evropian dhe ai i liberalizimit të vizave.

Analistë politikë vlerësojnë se e gjithë përgjegjësia për dështimin e shumë proceseve i takon spektrit politik në vend. /RadioRINIA/