Home / Politika / Politologu Fisnik Halimi i bashkohet PDK-së
thaqi_halimin_14

Politologu Fisnik Halimi i bashkohet PDK-së

Prishtinë – Kryetari dhe njeherit Krieministri Kosovës Hashim Thaçi shkruan ne rrjetin e tij social facebock, Dëshiroj që sot t’i uroj mirëseardhje një anëtari të ri të ekipit tonë. Mirëpres të punojmë në vitet në vijim me Fisnik Halimin, një aktivist i mëhershëm shoqërisë civile dhe skenës politike. 

Sot Fisniku është edhe ndërmarrës i suksesshëm, por edhe është në përfundim të doktoratës në universitetin prestigjioz të Sorbonës në Francë. Fisniku më herët ka qenë edhe gazetar për medie të huaja si dhe ato vendore. Ka shërbyer edhe si Sekretar i partisë politike “Ora”.

Më duhet të shtoj edhe se kam një respekt të veçantë edhe për prindërit e tij Halit Halimi, një nga profesorët e famshëm të katedrës së frëngjishtes në Universitetin e Prishtinës si dhe të ndjerën shkrimtaren Hida Halimi, ndër gratë e para romanciere të Kosovës.

Siç e dini, në të kaluarën unë dhe Fisniku i kemi takuar poleve të ndryshme të politikës, por tani qëndrojmë së bashku ngase të gjithë po e kuptojmë se koha ka ardhur t’i bashkojmë forcat qytetare për zhvillimet që na presin.

Unë kam pasur fatin që të jem në krye të këtij misioni të ri. Por, sinqerisht besoj se çdo kosovar duhet të na bashkohet në këtë drejtim. Prandaj, jam i hapur për çdokënd që beson në misionin e ri. Pas lirisë dhe shtet-formimit, i kemi bazat për ngritjen e hovshme të kualitetit të jetës të të gjithë qytetarëve tanë dhe në këto zhvillime kemi nevojë të jemi së bashku.

Në muajt e ardhshëm do ta përcjell këtë porosi time të unifikimit në çdo qytet të Kosovës dhe do të ftoj secilin të na bashkangjitet. Ju ftoj ta nisim këtë etapë të re të historisë sonë të përbashkët.

Fisniku u shpreh se “Është kënaqësi e posaçme të jem sot pranë jush, për t’i bashkuar forcat për të ecur drejt një Kosove edhe më të mire se ajo që keni ndërtuar deri më sot. Ju faleminderit për punën e deritanishme. Uroj që së bashku me forca të reja të ecim drejt fitoreve të reja, drejt arritjes së caqeve edhe më të rëndësishme që e presin përpara vendin tonë.

Besoj se me shumë kolegë dhe miq nga jeta publike, nga shoqëria civile, nga ish-organizata ime politike do të ia arrijmë të ju ndihmojmë t’i arrijmë caqet e përbashkëta, në mënyrën më të mirë”. shton me tej Krieministri dhe Kryetari i PDK-së. Hashim Thaçi. /RadioRINIA/