Home / Politika / Protestë në stacionin e autobusëve
unnamed-1-16-780x439

Protestë në stacionin e autobusëve

Punëtorët e stacionit ë autobusëve në Prishtinë kanë protestuar duke kërkuar largimin e kryshefit ekzekutiv, Ylber Çitaku, i cili tanimë është shkarkuar nga bordi. Ata kanë hyrë edhe në zyrën e Çitakut. Ndërsa, pas një marrëveshje ky i fundit ka lëshuar zyrën.

Çitaku ka thënë se punëtorët po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj tij dhe bordit. Madje ai bëri thirrje që të mos bien pre e provokimeve dhe interesave politike.

Ai shtoi se ata po kërkojnë që të qartësohet situata.

Përfaqësuesi i punëtorëve, Shyqeri Abazi tha se punëtorët këmbëngulin që ai të lirojë zyrën sepse ndaj tyre po bëhet padrejtësi e ketë po e thotë

Në zyrën e kryshefit ka ardhur edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë bashkuar për t’u sqaruar kryshefin, përfaqësuesin e punëtorëve dhe dy prej punëtorëve.

Pas një bisede përfaqësuesi i punëtorëve, Sheqeri Abazi tha se është arritur marrëveshje që nesër të mbahet mbledhje që të bëhet zgjidhje, dhe punëtorët të vazhdojnë punën.

Pas kësaj punëtorët liruan zyrën e kryeshifit ekzekutivë, të cilin e kanë shkarkuar bordi i drejtorëve të NPL Stacioni i autobusëve”.

 Kurse, kryshefi ka liruar zyrën deri nesër kur të bëhet marrëveshje me bordin e drejtorëve./RadioRINIA/