Home / Fushata Zgjedhore / Pyetja e Merkelit që e bëri Ramën të ndjehej keq si shqiptar
merkel-rama1

Pyetja e Merkelit që e bëri Ramën të ndjehej keq si shqiptar

Pas dhënies së lajmit se Shqipëria e merr statusin kandidat për në BE, kryeministri shqiptar Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar vendimin. Ndër të tjera Rama ka folur edhe për takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin. Rama ka thënë se takimi me Merkel ka qenë një nga takimet me të bukura të jetës së tij politike, por në këtë takim ai është ndierë keq si shqiptar. Kreu i qeverisë së Shqipërisë ka thënë se, pasi Merkel ka dëgjuar argumentet e tij për kandidaturën e Shqipërisë, i ka bërë një pyetje për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, e cila e ka vënë në siklet kryeministrin Rama.

“Takimi me kancelaren Merkel ka qenë një nga takimet më të bukur të jetës sime politike dhe njerëzore. Por, rrallë mund ta kem ndjerë veten aq keq si shqiptar dhe si përfaqësues i të gjithëve ju, në atë takim, kur Kancelarja më ka thënë: Dakord, argumentet për statusin i dëgjova. Një pyetje kam zoti Kryeministër. A besoni ju, se me këtë sistem drejtësie që ka Shqipëria mund të hyjë ndonjëherë në Europë? Kurrë! As me dylbi, siç thashë dje, as me teleskop nuk e shohin dot, ne, BE-në, në qoftë se e lëmë sistemin e drejtësisë në këto duar dhe në këtë gjendje. Kurrë! E pra, ne, këtë nuk mund ta tolerojmë.

Dhe kush brenda sistemit të drejtësisë e di veten të paprekshëm dhe kush deri më sot i ka mbijetuar me sukses, çdolloj situate, duke dalë edhe më i përfituar në mënyrë të paligjshme, duhet ta ketë të qartë mesazhin tonë: Ne do godasim! Mandati ynë i 23 qershorit është një mandat për të goditur. Nuk është një mandat për t’u justifikuar. Kemi mandatin e konsensusit kushtetues, 84 vota. Do ta përdorim fuqishëm, sepse nuk mund dot më të turpërohemi të gjithë ne, së bashku, në sytë botës dhe as nuk mundet dot më të bëjmë sehir, sesi “Gatet me çekiç” lëshojnë “Gatet me armë” dhe “Gatet me armë” vrasin njerëz, pasi paguajnë “Gatet me çekiç”, për t’u kthyer prapë të lirë rrugëve”, tha Rama në fjalën e tij. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,