Home / Fushata Zgjedhore / Qendra e Aktivizimit të Rinisë uron Fitër Bajramin
YAC - fiter bajrami

Qendra e Aktivizimit të Rinisë uron Fitër Bajramin

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) uron gjithë besimtarëve mysliamë festën e Fitër Bajramit.

Agjërimi i 30 ditëve të ramazanit, në fund kurorëzohet me një festë, festë e cila tregon përfundimin e ramazanit, muaj ky në të cilin u zbrit edhe libri i shenjtë i myslimanëve Kur’an-i.

Allahu ua pranoftë ramazanin të gjithë atyre që e agjëruan këtë muaj të madhërishëm dhe tani nesër festojnë njërën nga 2 festat më të mëdha të myslimanëve Fitër Bajramin.

Paqja dhe toleranca të mbizotërojë në sofrën tuaj dhe të çdo familjeje, jo vetëm gjatë Fitër Bajramit, por në çdo kohë dhe në çdo vend. /RadioRINIA/